KEK
Fillimi / Lajmet / Për arsye të ndryshme në QNR mbi 9 mijë fletëvotime të ardhura me postë janë shpallur të pavlefshme
Për arsye të ndryshme në QNR mbi 9 mijë fletëvotime të ardhura me postë janë shpallur të pavlefshme

Për arsye të ndryshme në QNR mbi 9 mijë fletëvotime të ardhura me postë janë shpallur të pavlefshme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës. Përmes këtij procesi do të mund të saktësohet numri i fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, ku siç dihet brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime. KQZ thotë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove thuhet se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës e disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot u tha se janë dërguar nga votues të paidentifikuar ose ndryshe që njihet si “votim grupor”, apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Demokracia në Veprim kërkon të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve për deputetë

Organizata “Demokracia në Veprim” ( DnV) ka kërkuar që të hetohen dyshimet për falsifikim me ...