Për shkak të situatës pandemike shtyhet Sesionin shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare”

Për shkak të situatës pandemike shtyhet Sesioni shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare”

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, kohë më parë, patën vendosur të organizonin Sesionin shkencor me temën ,,Ushtria Çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” që kishin planifikuar ta mbanin me dt. 25 nëntor 2020. Mirëpo, për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë së Koronavirusit Covid-19 dhe masave qeveritare për parandalimin e kësaj përhapjeje, u detyruam që punimet e këtij Sesioni të shtyhen për një kohë të mëvonshme kur të normalizohet gjendja. Megjithatë, meqë në kuadër të këtij aktiviteti ishim dakorduar të dilej me një deklaratë të përbashkët, po e bëjmë këtë duke e publikuar dhe ofruar opinionit përmes mediave si dhe webfaqeve tona.

Politikani shqiptar, Dritan Abazoviq propozohet për zëvendës-kryeministër të Malit të Zi

Politikani shqiptar, Dritan Abazoviq propozohet për zëvendës-kryeministër të Malit të Zi

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …