Për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kështjella e Diturisë” ndërtohet salla e sporteve

Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar për të investuar në sektorin e arsimit me qëllim të sigurimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e procesit edukativ dhe arsimorë. Për këtë qëllim për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë, ka filluar ndërtimi i sallës së sporteve e cila është e projektuar që të plotësoj kushtet dhe kapacitetet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore të nxënësve të kësaj shkolle. Projekti do të realizohet falë marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Hanit të Elezit ndërsa vlera financiare për realizimin e projektit është 257.833,27 euro.

Përveç kësaj Komuna e Hanit të Elezit, për këtë shkollë është duke e realizuar edhe projektin e rregullimit të hapësirës së parkingut të kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …