Përfundoi mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit e shtata për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2023.

Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, Nënkryetari z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së.

Pyetjet e kuvendarëve për kryetarin e komunës dhe ekzekutivin ishin rreth:

Ndarjes së mjeteve për rregullimin e shtëpisë së kulturës në Celinë.

Rregullimi i rrugëve fushore në Celinë, Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Rregullimi i rrugës “Bertonci” dhe parkut në Nagac.

Konkurset për pranimin e nxënësve në klasa të 10-ta, në paralelet e shkencave natyrore dhe shoqërore – (kriteret e pranimit).

Konkurset për mësimdhënës – formimi eventual i një komisioni nga kuvendi për kontrollin e dosjeve të atyre që pranohen në punë.

Mirëmbajtja e rrugëve nga operatori ekonomik kontraktues.

Vështirësitë e funksionimit të komunikacionit në qendër të qytetit – (bashkëbisedimi me qytetarë dhe biznese).

Promovimi i fazës së parë i rregullimit të rrugës “Ali Sokoli” në qytet.

Kubëzimi i rrugëve në Komunën e Rahovecit – Fortesë.

Krijimi i mundësisë për zgjidhje afatgjate për sanimin e kanalizimit në Krushë të Madhe.

Shqetësimi i fermerëve për dëmet e shkaktuara – kompenzimi i tyre nga Ministria.

Konkurset për staf në qerdhe – mungesa e çasjes për regjistrimin e fëmijëve me aftësi të kufiziara.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.

Seanca u cilësua konstruktive, dinamike, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …