Përfunduan edhe dy kilometra rrjet i kanalizimit në Panorc, Rud dhe Garaqevë

Kanë përfunduar punimet në ndërtimin e dy kilometrave të rrjetit të ri të kanalizimit në fshatrat Panorc, Rud dhe Garaqevë të Komunës së Malishevës. Ky rrjet i kanalizimit, është ndërtuar në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për vitin 2019 dhe në kuadër të realizimit të planifikimeve komunale për këtë vit. Përfundimin e projektit në fshatin Rud, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte shoqëruar edhe nga mbikëqyrësi i projektit, Ahmet Morina. Këta gjithashtu kanë takuar edhe banorët, të cilët janë ndarë të kënaqur me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në këto fshatra. “Është bërë një punë e mirë dhe është realizuar një kërkesë e banorëve e këtyre vendbanimeve, të cilët kishin nevojë që të zgjerohet rrjeti ekzistues i kanalizimit, në mënyrë që edhe shtëpitë e reja që janë ndërtuar, por edhe ato që për shkak të konfiguracionit të terrenit, më herët nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, tani të kenë qasje”, tha Berisha, gjatë vizitës në Rud dhe Garaqevë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …