leoni

Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Dje para trupit gjykues në Hagë, dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka paraqitur, dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i një babai,  që ka punuar në Policinë e  Millosheviqit. Fillimisht Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra. Gjyqtarja gjithashtu sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të mbyllen në seancë private. Ai gjatë dëshmisë së tij tha se babi i kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.  I pyetur nga Prokurori se a e ka parë Pjetër Shalën dhe a e njeh, ai ka thënë se nuk e ka parë, as e ka njohur,  por ka dëgjuar nga të tjerët, se ai i ka maltretuar babanë. Po ashtu prokurori e ka pyetur përse nuk e ka përmendur më parë Pjetër Shalën në dëshmitë e tij  të mëhershme kundër pjesëtarëve të UÇK-së, ai është përgjigjur se nuk është pyetur nga askush. Të tillë janë të gjithë dëshmitarët e mbrojtur dhe  të instruktuar nga shërbimet serbe, të cilëve u kanë shërbyer dhe tani pa fakte e argumente dëshmojnë kundër çlirimtarëve. Dëshmitarëve të tillë u beson prokuroria dhe  Gjykata Speciale  që ka pretendime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …