Mehë Uka

Përkujtohet dëshmori Mehë Uka në 20-vjetorin e rënies

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Mehë Uka, OVL e UÇK-së, Dega në Mitrovicë bëri homazhe pranë varrit të tij, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës. Pas homazheve, u mbajt  Akademi përkujtimore në shënim  të rënies heroike të Mehë Ukës. Akademia u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”,  në Mitrovicë. Meha Uka, fillimisht ishte dënuar me 60 ditë burg, të cilin e kishte mbajtur në Mitrovicë e Smrekovnicë. Pas lirimit ai kishte vazhduar veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet 18 muaj e me vonë me 7 vite burg. Mehë Uka u vra nga UDB-ja më 29 dhjetor të vitit 1996.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …