Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pas vizitës, Gruda ka thënë se Thaçi është në gjendje të mirë dhe me vullnet të madh, duke vlerësuar lart qëndrueshmërinë dhe forcën e tij. “Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Gruda. Ai është shprehur optimist edhe për vendimin që pritet të merret më 16 shtator nga gjykata speciale në Hagë. Gruda ka thënë se beson se kjo datë do të shënojë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, ka deklaruar Gruda.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
