Shukri Buja: “Edhe pak durim”, shpreson në kthimin e shpejtë të bashkëluftëtarëve nga Haga

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Buja ka ndarë një mesazh pas takimit me bashkëluftëtarët e tij, Azem Sylën, Gani Kocin dhe Adem Grabovcin, duke thënë se takimi ishte i mbushur me emocione, biseda dhe kujtime nga rrugëtimi i tyre drejt lirisë. “Edhe pak ditë… pas një pritjeje kaq të gjatë. Edhe pak durim… pas kaq shumë vitesh”, ka shkruar Buja. Ai ka shprehur bindjen se kjo mund të jetë pritja e fundit dhe se bashkëluftëtarët e tij do të kthehen të lirë pranë familjeve, miqve dhe qytetarëve. “Liria vonon, por shpresa nuk vdes! Bashkëluftëtarë, ju presim të lirë mes nesh!”, ka përfunduar Buja.

Kontrolloni gjithashtu

Ardit Gjinali: Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK

Politologu nga Shqipëria, Ardit Gjinali, ka vlerësuar se Kosova e Shqipëria duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet …