Përpjekjet për krijimin e identitetit “kosovar”

Pikërisht kur nga bashkësia ndërkombëtare po bëhen përpjekje për të filluar bisedimet, të cilat do të çonin në përkufizimin e statusit të Kosovës, në kohën kur shumica shqiptare e Kosovës është e përcaktuar për pavarësi të plotë nga Serbia, një segment gazetarësh dhe analistësh të vetëshpallur, të disa mediave, të cilat financohen nga buxheti i Kosovës, nga 3.5 euro për çdo familje të Kosovës të plaçkitura përmes faturave të rrymës, financohen nga OSBE-ja dhe nga organizata të tjera kanë filluar diskutimet lidhur me identitetin e ri “kosovar”.
Në këtë luftë për t’ ua imponuar shqiptarëve të Kosovës “identitetin” e ri kombëtar, prijnë disa gjysmë intelektualë, dështakë të llojit të vetë, të prejardhjes titiste-rankoviçiste. Të tillët, tashmë flasin e shkruajnë hapur se shqiptarët e Kosovës qenkan “kosovarë”, për nga identiteti kombëtar, dhe si të tillë duhet të jenë edhe qytetarë të Kosovës së ardhshme, nëse kjo bëhet e pavarur, ose nëse përcaktohet si ndonjë krijesë autonome e Serbisë.
Hapja e kësaj çështjeje për diskutim, në rrethe të ngushta klanesh të ish prejardhjeve të dyshimta kombëtare, tashmë po imponohet sidomos në mediat e varura nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga klanet partiake, sikur është RTK-ja me satelitet: Blu Sky, Radio-Kosova, gazeta “Java” radio Tema dhe ndonjë medium tjetër privat.
Në emisionet që i transmeton RTK-ja, përveç filmave të ndragur të lakuriqësisë dhe perversiteteve, qysh tash kanë filluar edhe debatet për kombin kosovar, sikur ishte emisioni i udhëhequr nga gazetarja Xharra, ku folësit pajtoheshin se paska ardhur koha që shqiptarët e Kosovës të konvertohen në “Kosovari”. Natyrisht se nuk do shkojë shumë kohë dhe ndonjë gazetari apo analisti tjetër të këtij soji, do t’ shkojë ndër mend të shpik edhe kombin drenicak, kombin dukagjinas, e pse jo edhe kombin llapjan apo shkodran.
Për të krijuar një huti të tillë, dhe një kaos të vërtetë të pikëpamjeve sa më divergjente kombëtare, tashmë janë vënë në rrugë për t’ u zbatuar edhe projektet më të reja të Akademisë së Shkencave të Beogradit, meqë Akademia simotër e Prishtinës ndodhet në gjumin e vet të stërzgjatur dimëror, dhe në kolaps idesh e mendimesh pozitive, qysh prej krijimit.
Pretendimet shoviniste të Jastrebovit, Haxhi Vasileviqit, Vladan Gjorgjeviqit, Jovan Tomiqit, Cvijiqit, Ivo Andriqit, Tatomir Vukanoviqit dhe studiuesve të tjerë serbë, kanë mbrojtur dhe mbrojnë me fanatizëm tezën se shumica e shqiptarëve të Kosovës kanë prejardhje sllave. Ata, në mbështetje të kësaj teze sjellin shembuj të shumtë, sesi popullsia serbe qenka “arnautizuar” në kohën e Turqisë, dhe shqiptarët e sotëm të Kosovës e të viseve të tjera, të cilët jetojnë në ish republikat e Jugosllavisë qenkan “shqiptari”, “kosovari” e jo “albanci”. Këta paskan tjetër identitet nga prejardhja, si për nga feja ashtu edhe gjuha e tyre gegnishte.
Dhe si për çudi, krejt këto teza antishkencore dhe shoviniste tashmë janë rikthyer në shqyrtim nga disa politikanë, analistë e gazetarë, që flasin shul-ship dhe gegnisht, dhe të cilët, me siguri se kanë krizë identiteti si shqiptarë, mbase edhe nga prejardhja, apo ndoshta sepse janë të bindur në tezat e Akademisë serbe, apo thjesht sepse nuk duan të jenë shqiptarë, por “kosovari” dhe “shiptari”.
Për hir të së vërtetës, duhet pranuar një segment të pohimeve të tilla, sa do të liga dhe të papëlqyeshme qofshin ato. Afër 200 vjet më parë, diplomati rus, Jastrebov, pas qëndrimit në disa vise të Kosovës, në udhëpërshkrimet e tij kishte nënvizuar një dallim mes shqiptarëve të vërtetë, që jetonin në Kosovë dhe shqiptarëve të konvertuar, me origjinë serbe, të cilët i quan “arnautash”. 
Jastrebov thotë: Arnauti, serbi i shqiptarizuar, nuk di se çka është nderi, ai është rrenacak, nuk e mban fjalën e dhënë, Ai nuk di çka është nderi as respekti. Para qeveritarëve tregohet lajkatar dhe dyfytyrësh. Ndërsa shqiptari i vërtetë( arbanas ciste krvi- shqiptar gjak pastër) është antipod i të parit. Ai është besnik, nuk është rrenacak, e mban fjalën e dhënë dhe i urren arnautët, më shumë se të krishterët. Ky konstatim i Jastrebovit, edhe pse është injoruar nga shkencëtarët tanë, zbulon një të vërtetë të hidhur, të një segmenti të njerëzve tanë, lidhur me trashëgiminë, përzierjen racore dhe etnike, që ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin. Ashtu si “arnautët” e dikurshëm, sot paraqiten këta mercenarët e kosovarizmit, frymëzuesit e të cilëve ishin mercenarë të titizmit, ndërsa në kohën e Turqisë ishin mercenarë jeniçerë të turqizmit, gjithnjë lajkatarë dhe dyfytyrësh para qeveritarëve. Është mjaft i qëndrueshëm ky konstatim, meqë këto teza sado të papëlqyeshme po vërtetohen nga shkrimet e disa pseudo analistëve dhe pseudo shkencëtarëve, që flasin “shul-ship” dhe gegnisht, të cilët po bëjnë përpjekje ta nxjerrin gjenezën e shqiptarëve të Kosovës si gjenezë autentike, por jo shqiptare. Kjo tezë mund të jetë e vërtetë, për ata që e ndiejnë vetëm “kosovari” apo “shiptari” dhe të tillë ka pasur, ka, dhe do të ketë ndër shqiptarë.
Por jo vetëm ndër shqiptarë ndodh ku fenomen, sado që te ne ka qenë dhe mbetet një fenomen me pasoja të rënda, por gjithnjë pengesë e pakalueshme për krijimin e unitetit dhe për mbrojtjen e interesit shqiptar në Ballkan.
Krejt kjo përpjekje për rikonvertim kombëtar, duket mbase edhe e natyrshme, sepse nuk ka forcë që mund t’i ndalojë njerëzit të përcaktohen sipas dëshirës së tyre qoftë fetare, racore apo kombëtare. Dihet mirëfilli se kush i dha hov ripërcaktimit kombëtar në Kosovë në vitet 90, kur u zhvilluan teza për përkatësinë kombëtare të romëve, ciganëve, ashkanlijve, egjiptasve, ashkanli-shqiptarëve, e të tjerëve.
Nuk asgjë të keqe nëse njeriu dëshiron të ndërrojë edhe kombin, por askush nuk ka të drejtë, që në emër të kësaj filozofie të mjerë t’ia imponojë tjetrit përcaktimin e tij, qoftë edhe përcaktimin krahinor, si përcaktim kombëtar, vetëm sepse është mercenar dhe për këtë shpërdoron një RTK, edhe ashtu shpërdoruese e moralit publik, e cila pretendon të jetë qind për qind e pavarur. Dhe mu për këtë, që është qind për qind e pavarur, kjo krijesë anacionale është edhe qind për qind pa indentitet të mirëfilltë kulturor. Duhet veçuar nga ky mes një segment të gazetarëve të përcaktuar mirë kombëtarisht, të cilët për arsye që ata i dinë vetë kanë ngelur në verigat e kësaj krijese mediale elektronike, e cila bën garë për të degjeneruar moralin publik dhe atë kombëtar.
Pikërisht për këtë RTK-ja plason ide të tilla degjeneruese, si në aspektin kombëtar ashtu edhe në aspektin moral, fetar e shoqëror. Të kujtojmë vetëm insertet nga emisioni cinik humoristik, nga parodia morbide për flamurin kombëtar, emision i sajuar me përbuzje, fyerje dhe përçudnime e marrëzira të neveritshme.
Pretendimet për të krijuar kombin hibrid “kosovar” zënë fill në studimet e Ibrahim Rugovës për Pjetër Bogdanin. Ata, që kanë lexuar këto vepra kanë vërejtur interpretimin dhe shtrembërimin, që Rugova iu ka bërë disa fakteve historike, lidhur me prejardhjen e shqiptarëve të Kosovës.
Përpjekjet për të krijuar kombin hibrid dhe për të konvertuar shqiptarët e Kosovës në “komb kosovar”, në radhë të parë janë përpjekje politike, antishqiptare në esencë, sepse bëhen me qëllim strategjik të shuarjes jo të natyrshme të identiteti shqiptar në Ballkan, me qëllim të shuarjes së çështjes shqiptare në përgjithësi, meqë shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete dhe dikush mendon se mund të rikonvertohen edhe në pikëpamje kombëtare ashtu sikurse shumica dërrmuese ishte konvertuar mbi baza fetare.
Mercenarët e kësaj ideje të Beogradit dhe të Athinës dihet cilët janë dhe cilat interesa i mbrojnë. Në këtë mes një kontribut djallëzor po jep edhe një segment i klerit katolik “shqiptar”, i cili po bën përpjekje për të shpikur shqiptarinë autentike katolike, “si të vetmin identitet të mirëfilltë kombëtar” sikur tha kohë më parë, prifti Mark Sopi, me rastin e inaugurimit të kishës në Rugovë.
Përpjekjet e të vetëquajturve analistë si: Hysamedin Ferri, Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi, Jeta Xharra, e ferra dhe xharra të tjerë, apo ndonjë analist me origjinë greke nga Shqipëria, ndonjë shqiptarobullgar nga Maqedonia, tashmë janë identifikuar si bartës të një ideje të tillë, ide e lansuar dhe e paguar nga Beogradi, nga Roma e Athina. Dhe mjerisht, mercenarë të tillë ndër shqiptarë ka pasur edhe në kohën e kaluar, si në kohën e Turqisë ashtu edhe në kohën e sundimit serb. Kjo po dëshmohet edhe sot në gjyqet kundër luftëtarëve të lirisë, që po zhvillohen në gjykatat e UNMIK-ut në Kosovë dhe në Tribunalin e Hagës, ku kundër luftës çlirimtare po dëshmojnë “arnautët”, mercenarët e Milosheviqit, si dhe ata që qëndrojnë pas tyre. Të tillë do të ketë, ashtu sikurse do të ketë qarqe të huaja që sponsorizojnë dhjetëra mijëra euro për emisione të tilla, ku ftohen në ballafaqim idesh sharlatanët e “identitetit” kosovar. A.Q. 


Përpjekjet për krijimin e simboleve të reja të identitet të ri “kosovar” 

Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fitores kundër forcave okupatore serbe, një segment i politikanëve tanë, nën maskën e gjoja krijimit të shtetit të Kosovës, filloi përgatitjet për ndërrimin e simboleve kombëtare. Në këtë lojë të palavdishme dhe të rrezikshme u fut LDK-ja pacifiste me kryetarin e partisë, Ibrahim Rugova. Në përpjekje për ta mbajtur popullin me parulla demagogjike, kur lufta kishte mbaruar, Rugova me njerëzit e tij qëndisi flamurin e ri, duke kompozuar edhe himnin e ri kombëtar dhe duke u parapërgatitur për t’i pasur të gatshme simbolet, posa t’i “dhurohet” pavarësia.
Përpjekjet e Ibrahim Rugovës për sajimin e identitetit të ri kombëtar datojnë qysh nga fillimi i viteve ’80 të shekullit të kaluar, atëherë kur kishte marrë për ta studiuar Pjetër Bogdanin, si themel të fesë dhe të simbolit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve të Kosovës.
Aktualisht Ibrahim Rugova ka përgatitur të gjitha lodrat për përmbajtjen kulturore dhe folklorike të identitetit të ri kombëtar “kosovar”. Flamuri i Rugovës dita-ditës po shpaloset si flamur i shtetit të ardhshëm të “dhuruar” të Kosovës.
RTK-ja dhe disa nga ish-partiakët, shqipfolës, jugosllavë, kanë filluar debatet për identitetin e ri. Janë shkruar edhe pamflete dhe broshura me këtë temë. Ato janë botuar në qindra mijëra ekzemplarë dhe janë shpërndarë falas.
Në këtë “front” të përpjekjeve për të ndërruar identitetin kombëtar janë bashkuar internacionalistët e dikurshëm dhe bijtë e bijat e baballarëve gjithnjë besnikë të të gjitha regjimeve të huaja. Këtij “fronti” dita-ditës po i bashkohen edhe ata që flasin e shkruajnë “shul ship” me dialektin pejan e llapjan si dhe disa deledashë të droguar, të cilët nuk kanë asnjë përcaktim kombëtar apo fetar të tyre.
Çka fshihet pas farsës për ndërrimin e simboleve? Disa nga politikanët tanë, të cilët nuk i përkasin përmbajtjes pacifiste rugoviste, po ashtu janë preokupuar lidhur me përmbajtjen dhe ikonografinë e shtetit të ardhshëm të Kosovës. Ata nuk shprehin kurrfarë shqetësimi për sajimin e simboleve të reja, sepse sipas tyre flamuri i Kosovës në OKB, nuk paska mundësi të jetë i njëjtë me flamurin zyrtar të Shqipërisë. Këtë precedent, sipas tyre nuk e pranon as OKB-ja. Këta politikanë, nuk brengosen fare për tërësinë e konvertuar të ikonografisë së simboleve, ndërsa kërkojnë që për çështje të tilla të merret vendimi në Kuvend. Kuvendi, sipas tyre, paska të drejtë të përcaktojë identitetin e ri “kosovar”.
Gatishmëria e tyre për të pranuar ndërrimin e simboleve kombëtare tregon mirëfilli heqjen dorë nga identiteti i mirëfilltë historik, kulturor dhe fetar. Qëndrimi i tillë dualist bëhet me qëllim për ta ruajtur elektoratin, duke e mbajtur me premtime dhe duke kalkuluar se ndërrimi i Flamurit, i Himnit kombëtar e pse jo edhe i gjuhës letrare, sipas tyre nuk e dëmtuaka identitetin kombëtar të shqiptarëve, dhe krejt kjo u bëka për çështje politike dhe diplomatike.
Analistët e çështjes kombëtare, historianët, kulturologët, gjuhëtarët po heshtin, sepse heshtja në raste të tilla do të thotë të jesh mirë me të gjithë, meqë nuk dihet çka sjellë e nesërmja. Nëse vërtet detyrohemi të bëhemi “kosovari” dhe “shiptari”, atëherë disa t’ i quajmë intelektualë do të na dalin sikur profetë, që i kanë paraparë këto gjëra, e nëse derdhet gjaku sërish në mbrojtje të Flamurit dhe të identitetit kombëtar, të tjerët do të kenë adut heshtjen e tyre, ashtu sikur e kanë pasur gjatë tërë shekullit të kaluar Kalkulimet me simbolet kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, kërkesat e disa liderëve për t’i ndërruar simbolet, flamurin dhe gjuhën letrare, me siguri se do të hasin në kundërshtim të fortë të shqiptarëve atdhedashës e liridashës.
Përpjekjet për t’i bindur shqiptarët se ata na qenkan “kosovarë” në pikëpamje kombëtare janë përpjekje sa të mjera po aq edhe antihistorike, sepse kombet nuk lindin si fëmijët, por kanë lindur në një periudhë të caktuar të zhvillimeve historike, ekonomike, politike e sociale të shoqërisë njerëzore. A.Q.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …