(13.2.2008) Mehmet Bislimi: KONKURENCË E PA DENJË

Etnitete, por edhe komunitete të tëra të cilët vetëdijshëm kanë rrugëtuar gjatë historisë dhe zhvillimit të saj, natyrisht duke bartur me vete mitet, kultet dhe ritet e veta të caktuar, si pjesë të qenies dhe kulturës së tyre, krejt natyrshëm përfytyrojnë lirinë dhe mendimin e vet për të paraqitur autenticitetin e vet para së sotmes e që në fakt është e drejt e secilit, madje është mburrje dhe detyrë që të mbrojmë ato paraqitje, të cilat te bota e sotme civilizuese bartin mesazhin e paqes, të kulturës dhe të mirëqenies shoqërore, mirëpo këto virtyte nuk guxojnë të transmetojnë idenë e urrejtjes dhe nënçmimit të kulturës së tjetrit.
Pa dashur që të japim vlerësime të një anshme, pra edhe godinat fetare siç janë kishat, xhamitë, sinagogat, teqetë, tyrbet e dhjetëra objekte tjera që luajnë rolin e një besimi të mirëfilltë, të një paqeje shpirtërore para njerëzimit, si duket futja e “hundëve” të shtetit në këto gjëra ka mbetur si një hipotekë e së kaluarës, kur mbrapa qëllimit të vërtetë është kalkuluar me çështjen, pa dyshim edhe përmes “shtëpive të perëndisë!”…
Kështu ka vepruar Serbia e re dhe e vjetër dikur në Kosovë, pra pikërisht në emër të kishave, gjoja në emër të “misionit” për zotin dhe për njerëzinë ka ndërtuar me dhjetëra kisha ortodokse në Kosovë, më vonë kanë gllabëruar me qindra hektarë tokë për rreth këtyre Kishave, tokë kjo që serbet e kanë quajtur Metohi. Edhe sot, serbet mundohen që termin Kosova dhe Metohi, ta shndërrojnë në mit serb! Është interesant fakti se aty ku kultura shqiptare ka themelin e tapisë së vet të kulturës, pikërisht aty pushtuesi serb ndër shekuj është mundura të paraqes një konkurrencë e cila gjithmonë ka mbetur e pa denjë për t’i rezistuar kohës që synon progresin e vërtetë shoqëror.
Shembullin më të fundit dhe më të pa denjë, kemi rastin e një kishe gërmadhë, që pushteti hegjemonist i Millosheviqit e ngriti përball tempullit të diturisë dhe kulturës sonë, siç është biblioteka kombëtare në Prishtinë! Kjo konkurrencë e verdhë, sikur nuk po i lë të qetë as maqedonët, të cilët së fundi, duke mos arritur që të zhveshën nga urrejtja për të tjerët, kanë marrë një vendim sa absurd, aq edhe anakronik, për ta ngritur një kishë gërmadhë mbi themelet e shtëpisë së një humanisteje me përmasa botërore siç është nënë Tereza, të cilën e respekton e tërë bota. Themelet e këtij respekti dhe të këtij përfaqësimi të denjë, që nënë Tereza i bënë shqiptarëve në rend të parë, por edhe Maqedonisë, rajonit e terë botës nuk i fshinë dot godina e një kishe ortodokse që pushteti maqedon po pretendon ta ngritë krejt në mënyrë perfide!
Ky shtet, ende në pelena, do duhet që një herë e përgjithmonë ta kuptoi se nuk e ka kaçikun që të luaj më me popullin shqiptare, që në fakt përbëjnë gjysmën e banorëve të Maqedonisë, e mbi shatë milion në tërë Ballkanin!
Maqedonia, duhet ta dije se: Populli shqiptarë atje, jeton në tokat e veta denbabaden, jeton që nga lashtësitë e para Krishtit, ka gjuhën, kulturën dhe historinë e vet. Ka traditën, kostumografin, arkeologjinë, kultet, ritet dhe idealin e vet. Populli shqiptarë në Maqedoni, është shtet formues dhe liridashës, është popull civilizues, mikpritës, bujar dhe i zgjuar, mbanë po thuaj tërë ekonominë e atij vendi dhe ka rol vendimtarë në stabilitetin e Maqedonisë, madje edhe të rajonit. Shteti sllavomaqedon e di shumë mirë, kur ka provuar që të ndeshet edhe me luftë me shqiptarët si është ndarë?… Maqedonia, do të duhej që të plotësonte të gjitha kushtet mbi të cilat është bërë jo larg, një marrëveshjeje, të pushojë dhunën dhe maltretimet si dhe vrasjen e shqiptarëve ( ka vrarë rreth dhjetë shqiptarë) kohëve të fundit, të liroi qindra shqiptarë që ka burgosur, të rrijë sa më larg nga vendet e shenjta shqiptare, nga evenimentet e tyre kulturore e historike, të zbatoi me përpikëri ligjin e barazisë së përdorimit të simboleve dhe të gjuhës së shqiptarëve që jetojnë atje në vendin e vet. Të drejtën e shkollimit dhe të punësimit në mënyrë që populli sllavomaqedon dhe shqiptar atje të jetojnë në harmoni të plotë, të ndihen të barabartë dhe të zhvillojnë këtë shtet të sapo dalë nga lëvozhga e Klloçkës. Ish RJ e Maqedonisë do duhej të hiqte dorë nga praktikat e shëmtuara të së kaluarës shoviniste- komuniste të Gligorovit me kompani, regjim ky i cili atë botë mohonte gjithçka shqiptare, madje edhe gjuhën dhe flamurin të drejtën për qasje në dokumente personale, të drejtën e pagëzimit të fëmijëve të tyre, të drejtën e punësimit e deri të liria e shprehje dhe e komunikimit me Kosovën dhe Shqipërinë. Madje rrëzonte me bolduzher edhe shtëpitë e shqiptarëve, siç është rasti në fshatin Haraqinë, ku pati pësuar me jetën e tij qytetari Nuredin Nuredini, për të cilën Qeveria e Shkupit edhe sot e gjithë ditën mbanë përgjegjësi penale! Maqedonia e sotme “demokratike”, duhet ta kuptoi një herë e përgjithmonë se nuk ndërtohet demokracia duke rrënuar shtëpitë e mbi to duke ndërtuar kisha, apo xhamia. Demokracia e mirëfilltë i ka rrënjët pikërisht mbi barabarësinë e qytetarëve të saj në rrafshin historikë, kulturor e hapësinor, dhe të drejtën e shijimit të lirisë së vet për secilën etni. Ndryshe, me këto veprime, shteti maqedon po transmeton në vazhdimësi idenë e urrejtjes ndërnacionale tek qytetarët e shtetit të vet! Kjo nuk do të guxonte të ndodhet, jo vetëm për faktin se mund të ketë pasoja të pa parashikuara, sa për faktin se tanimë shqiptarët në rajon nuk janë duke jetuar kohët e dy shekujve më parë. Shqiptarët kanë vrarë atë errësirë përgjithmonë, tentim kthimi i atyre kohëve, nuk e ndihmon Maqedoninë e cila pretendon që të jetë madje edhe shtet demokratik!, përkundrazi, ky karrem që atë po e shpie mjegullnajave të miteve e legjendave të paqena, vet Maqedonisë do t’i kushtoi më së shumti mu në momentin kur ajo të zgjohet nga këto joshje absurde. Në të kundërtën, nëse një aparat shtetërorë i mohon të drejtat më elementare një populli i cili është pjesë përbërëse e atij shteti, duke ushtruar presion e represalie, aty si kundër përgjigje, lindin revolta të cilat më pastaj marrin përmasa të pa dëshiruara dhe të pa parashikuara. E mira e së mirës sot është që Maqedonia të tregoi para botës se e ka ndër mend të ndërtoi një shtet të mirëfilltë e demokratik, të barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim përkatësie etnie, fetare, apo racore, për çka edhe është zotuar para bashkësisë ndërkombëtare.
Do të ishte shumë reale dhe e domosdoshme sot, që Maqedonia ta dijë së shqiptarët e këtyre viseve, para së gjithash janë shqiptarë. Ata kanë qenë e do të jenë përherë në krye të përpjekjeve për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre kombëtare e qytetare. Ata sot, përkrah kanë edhe 7 milionë vëllezër të tyre në tërë hapësirat e tokave të tyre gjeografike shqiptare që shtrihen në gadishullin e Ballkanit. Është mirë dhe shumë me interes, madje edhe rajonal, që Maqedonia të mos i lëndojë ndjenjat e popullit shqiptar që jeton dhe punon ndershëm në vendin e vet, ndryshe dikur mund të bëhet shumë vonë!

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …