Përplasje titanësh: Çabej vs Bonfante

Kongresi
i Studimeve Ilire i mbajtur në vitin 1972 shënon një nga konferencat më të
organizuara shkencore të mbajtura ndonjëherë mbi ilirët. Duke iu përgjigjur
ftesës së institucioneve akademike shqiptare, dhjetëra studiues të huaj të të
gjitha lëmive shkencore erdhën në Tiranë, ku dhanë referate, kumtesa e trajtesa
të thukta mbi çështje të ndryshme. Historianë, arkeologë, gjuhëtarë e
antropologë, të përditësuar me të arriturat e fundit të kohës, dhanë kontribute
të vyera për rikonstruktimin e botës ilire. Të pranishëm në kongres ishin edhe
emra të shquar studiuesish britanik si N.G.L.Hammond, R. Crossland. Sesioni i
gjuhësisë u nderua edhe me praninë e filologut italian, Guliano Bonfante
(1904-2005), një nga autoritetet më në zë të filologjisë italiane.  Fryt i sensit të tij zhbirues janë me
dhjetëra artikuj e punime që kanë pahëtuar ndikimin e ilirishtes edhe jashtë
kufijve të saj historik. Bonfante me qasjen e tij të mbrehtë e zhbiruese evidentoi
një numër të madh fjalësh ilire në greqishten e vjetër. Sipas tij, ndikimi
ilir, të cilin e njëjtësonte me atë pellazg, i kishte dhënë jetë qytetërimit
kreto-minoan. Ai e gjente elementin ilir të shtresëzuar jo vetëm në onomastikën
mikenase, por edhe në mitologjinë klasike greke. Sot kur kanë ndryshuar
paradigmat konceptuale rreth ilirëve, Bonfante stigmatizohet si ‘pan-ilirst’.
Në konferencën në fjalë, Bonfante erdhi me kumtesën ‘Shqipja dhe Ilirishtja’.
Filologu italian i binte mohit burimit ilir të shqipes. Duke përjashtuar
përhershmërinë e shqipes në trevat e Adriatikut dhe Jonit, Bonfante prirej të
besonte se shqipja ishte ngjizur në Dakinë Perëndimore. Në zemër të hipotezës
së tij qëndronte fakti që shqipja dhe rumanishtja ndajnë një fond të numërt
fjalësh, të cilat sipas tij, i atribuohen një nënshtrati të përbashkët të të
dyja gjuhëve. Pas leximit të kumtesës nga Bonfante, gjuhëtari poliedrik, Eqrem
Çabej do t’i përgjigjej me një kumtesë të jashtëzakonshme, në të cilën
shkurtimisht interpreton çështjen e përkimeve shqiptaro-rumune. Pretendimit se
shqipja nuk është formuar në trevat e sotme, Çabej i kundërvë faktin se shqipja
ka huazime të numërta nga greqishtja veriperëndimore – dorishtja. Ai thekson se
këto dorizma nuk gjenden në rumanisht, duke shkërmoqur idenë e formimit të
shqipes në Daki. Edhe profesor, Androkli Kostallari, me kumtesën e tij
polemizuese do t’i përgjigjej argumenteve negativiste të filologut italian. Radio
‘Kosova e Lirë’ sjell të plota kumtesat e tre gjuhëtarëve të shquar, përplasje
kjo që solli rezultate prodhimtare në njohuritë tona rreth trevës primordiale
ku u ngjiz shqipja (S.M).

 

SHQIPJA DHE ILIRISHTJA

Nga Giuliano Bonfante

Në antikitet, dy popuj të mëdhenj e
të fuqishëm e ndanin midis tyre Gadishullin
ballkanik (me përjashtim të Greqisë): Thrakët, që
zinin pak a shumë Bullgarinë e tanishme,
Turqinë
europiane dhe Rumaninë, ilirët që zinin Shqipërinë e sotme dhe Jugosllavinë

e sotme. Edhe Maqedonia greke dhe krahina të tjera, si Epiri,
Etolia dhe Akarnania,
ishin
të populluara prej ilirësh, pjesërisht të përzier me grekër dhe që prej vetë grekëve

μιζοβαρβαροι (mixobarbari).
Nj
ë mbret
maqedonas quhej
φιλελλην (filhelen),für einen Griechen ein sonde barer Name (Kretschmer).
të dy këta popuj, thrakët dhe ilirët, i përkisnin padyshim familjes së madhe

indoeuropiane, së cilës i përkasin, siç dihet, grekët, latinët,
hititët, armenët, iranët,
indo-arianët, sllavët, baltët,
gjermanët etj. etj. Por këto gjuhë ndahen në dy pjesë nga
isoglosa
të ndryshme. Njëra nga më të rëndësishmet e këtyre është isoglosa e famshme

e quajtur centum / satem nga fjalët latine dhe avestike, përkatësisht, për njëqind; dmth,
velarja indoevropiane mbetet në latinshten (centum),
në greqishten, në keltishten, kurse qiellzohet dhe pastaj asibilohet në shumë
gjuhë lindore; avestisht
satem
, indo-arianisht,
satám dhe kështu më tutje. Trakishtja (dhe
dakishtja) ishte pa asnjë dyshim një gjuhë
satem (sh.p.sh. hyjneshën Σεμέλη Sémélé, rusisht zemlja,
greqisht
dhe χαμαί (kthon, hamai), kurse ilirishtja (me mesopotamishten)
ishte pothuaj me siguri
centum
(ky është, sidoqoftë mendimi im dhe ishte edhe mendimi i të
ndjerit Krahe).Tani gjuha shqipe është padyshim substancialisht një gjuhë

satem , siç e tregojnë shumë forma tepër të
qarta, dhe do të duhej afruar më fort me trakishten se sa me ilirishten.
Shqiptarët janë pasardhësit e trakëve të lashtë (të mos harrohet se shqipja

qind është me origjinë latine). Shtrohet
këtu problemi shumë i vështirë i raporteve të shqipes me rumanishten.
Nuk ka dyshim që rumunët të jenë trakë ose dako-trakë, që e kanë nxënë
latinishten,
por mbetën në gjuhën e tyre fjalë të
ndryshme (rreth 160) që nuk janë as latine, as
sllave, as gjermanike, as hungareze, as turke;
mendohet me arësye (edhe për vështrimin
e tyre) se i përkasin substratit të lashtë dako-trak.
Nga
këto 160 fjalë, rreth 70 gjenden në shqipen, dhe pikërisht me një veshje
fonetike që nuk lejon të mendohet se ato
paskëshin hyrë
nga shqipja në rumanishten ose anasjelltazi (krh. Russu,
Beziehungen der rumanischen Sprache zum albanischen und
zum substrat , Revue
de linguistique, 8, 1963, f.262).

 Do te citoj këtu si vijë:

 

rumanisht                                                                 shqip

vienire `blaireau’,                                          vjedullë

basca ‘vello’, ‘lana’’                                        bashkë
‘vello’

buza ‘labbro’                                                    buzë ‘labbro’

copil ‘ragazzo’                                                   kopil ‘garzone’

gusa ‘gola’   
                                                    gushë
‘gola’, collo

mos, ‘vecchio’                                                  moshë
‘veechiaia’.

mugur “germoglio’                                        mugull ‘germoglis’

galbeaza ‘distomatosi’.                                këlbazë ‘distomatosi’

ghiuj ‘vechio’                                                 gjysh ‘nono’

gog ‘orco’                                                         gogë ‘spettro’

 strunga ‘ovile’
                                             shtrungë ‘recinto per le pecore’

zara ‘latte cagliata’                                      dhallë
‘latte cagliato’

Shihet menjëherëë nga vështrimi i këtyre fjaëve (dhe
i të gjitha te tjerave qe nuk po citoj) se nuk është fjala për fjale ekzotike
apo ditunore apo tregtare, që ë tregojnë prodhime te huaja: është fjala për
fjale te përvujta, të përditshme,  që i
ka të vetat një popull barijsh (sh.p.sh. shtrungën, bashkën, dhallën,
këlbazën); apo i përkasin fondit të lashtë te gjuhës trake ka jetuar jashtë
romanizimit (që qe pothuaj i plotë në rumanishten, shumë i fortë në shqipen. aq
sa Grober, në Grundrss-in e tij shumë të bukur në fundin e shekullit te kaluar,
e numëronte shqipen thjeshtësisht si njç nga gjuhet romane).  Mund te vërehen disa korrespondenca fonetike
tipike të fjalëve shqipo-rumune: kështu p.sh. shqipes dh i përgjigjet
rumanishtja z (zara: dhallë, viezure : vjedullë): dhc shqipes ll i përgjigjet rumanisht
në r. Këto fenomene na garantojnë se kemi të bëjmë me fjale shumë të lashta, më
të hershme se sa pushtiimi romak. Ka, për me tepër, një sërë. tere isoglosash
shumë të rëndësishme që u janë të përbashkëta vetëm shqipes dhe rumanishtes,
dhe jo për gjuhët e tjera ballkanike: do të citoj këtu vetëm këto që vazhdojnë
(krh. Russu, f.259).

 1. a atone bëhet
në rumanishten a që shqip shkruhet ë;

2. an e am bëhen an, in, ose am. im
(ndryshimi është grafik).                                                     

3. e atone bëhet a;

4.en dhe em bëhen an dhe am;

 5. en përpara
një dentaleje (dhëmboreje) bëhet in;

6.en përpara një frikativeje bëhet in;

7.br inttervokalike  (ndërzanore) bëhet ur;

 8. i atone bëhet
a;

9. b intervokalike zhduket, dhe po kështu v;

10. n bëhet r (është rotacizmi i zakonshëm) që
vërehet në disa dialekte shqipe (dhe pikërisht në dialektet jugore, të tipit te
toskërishtes) dhe në disa dialekte rumune perëndimore, si
istro-rumanishtja, dialekti i Banatit e të tjera të përafërta.

Ky fenomen i
rotacizmit na shpie ta zhvendosim atdheun origjinal të shqiptarëve
në veri, ndoshta pikërisht në territorin e Dakisë
dhe pikërisht (siç është e natyrshme)
në pjesën perëndimore të kësaj
krahine. Dhe kjo pajtohet për mrekulli me origjinën trake të shqipes.
Të vijmë tani tek elementi latin në rumanishten e në shqipen (e prekëm
më lartë ndësinë që ai pati në të dyja gjuhët). Është me të vërtetë e çuditshme
të vrehet se si
elementi
latin i rumanishtes dhe ai i shqipes i ngjajnë njeri-tjetrit, qoftë në
fonologji,
qoftë në leksik (sh. gjithënjë Russu, f.
259, i cili nuk i dallon fenomenet me origjinë
latine nga
fenomenet me origjinë trake);

1. a atone bëhet u (siç ndodh
pjesërisht në italishten);

2. u e shkurtër latine ruhet;

3.li përpara një zanoreje
dhe në pozitë fundore bëhet
l (siç
ndodh në italishten

pjesërisht:  figlio,
ca
pei, me zhdukjen të l së);

4. o përpara grupeve të
bashkëtingëlloreve bëhet
u (pjesërisht edhe në italishten);

5. ce, ci latine (të shqiptuara ke, ki) dhe ge, gi qiellzohen në një shkallë më të

pakë në
shqipen (
qint nga lat.centum, gjint 
nga lat. gentem), më shumë në rumanishten,
ku arrihet te , j(edhe te ). Kështu edhe në italishten;

6.kl bëhet ky, gl bëhet gy; psh. Rumanisht chiema
nga lat. Clamare , si në
italishten (chiamare).

Edhe në leksik ka
korespondime të çuditshme; fjalë latine që ruhen vetëm në shqipen dhe në rumanishten
dhe, (ajo që është shumë e rëndësishme) fjalë latine që ndryshojnë kaq shumë
vështrimin dhe marrin një të ri, dhe pikërisht të njëllojtë në
rumanishten dhe në shqipen: kështu
conuentum mbledhje
që merr vështrimin e
fjalës
në të dy gjuhët dhe drac
(thirrore + l) dragua që merr vështrimin e dreqit (dhe që këndej, me artikullin latin
ille të vënë pas, vjen fjala e
famshme Dràcula
me të cilën janë të mbushura filmat tonë). Edhe përdorimi i asnjanësit (neutrit) në rumanishten e në shqipen dhe nëitalishten
është i njëjtë, siç është treguar tani vonë ndër
 Acta
philological societatis
academicae dacoromanae 3 (1964), pp. 29 ns, dhe prandaj nuk po ngul këmbë në këtë pikë. Ky asnjanës është me origjinë latine, por tërësisht i përtëritur
(ital.
ll frutto: la  fruta; il muro: le mura;
të shënohet se në latinishte
fructus
dhe murus janë të
gjinisë
mashkullore). Këto konkordanca shumë të rëndësishme ndërmjet elementit latin të
rumanishtes
dhe atij të shqipes tregojnë, sipas
mendimit tim, në mënyrë evidente se shqiptarë e
rumunë kanë qenë dikur një popull i vetëm, që fliste të njëjtën gjuhë, qoftë edhe
(siç
është e
natyrshme) me variante dialektore pak a shumë të shënueshme (sh.p.sh.

rotacizmin); dhe ky popull
pastaj qe romanizuar; shumë më i romanizuar qe rumuni,
shumë më pak shqiptari (por elementi latin është gjithnjë shumë i
fortë: sh.p.sh. fjalën
 peshk, qind  !). Dhe qe romanizuar pikërisht në një kohë të vonë, në shekullin II të
erës
së re, dhe kjo
shpjegon shumë mirë edhe disa konkordanca me italishten. Dhe pastaj

me qenë se, për hesapin tim,
unë e numëroj të provuar (dhe unë vetë jam marrë me këtë
punë disa herë) vazhdimësinë 
e rumanishtes në Daki, përfundoj se shqiptarët kanë banuar dikur në Daki (dhe pikërisht
Dakinë
perëndimore shih rotacizmin) dhe që andej migruan, në një epokë akoma të
papërcaktuar, në vendet e tyre të tanishme. Në këtë përfundim më shpien dhe
disa konsiderata të tjera. Së pari, i ndrituri albanolog, prof. Çabej, vren në
një punim të tij se në shqipen
e sotme ndeshen shumë pak
fjalë që kapen te greqishtja e vjetër (tri ose katër). Tani, ky
fakt është shumë më i çuditshëm se Rosseti ka përvijuar, në bazë të
mbishkrimeve të
gjetura
në Shqipëri, një hartë në të cilën rezulton se Shqipëria veriore shkruante
latinisht,
kurse Shqipëria jugore shkruante
greqisht (në gjuhën vendase nuk shkruhej kurrë,
nën
pushtimin romak). Tani është e qartë që, në një vend gjuhë zyrtare e të cilit
është
greqishtja, do
të ishte e habitshme që një ndikim i tillë të zhdukej plotësisht. Me fjalë të

tjera, shqiptarët nuk janë autoktonë në Shqipëri, dhe kontaktet e
tyre me grekërit janë
të vona. Por nëse ata vijnë nga
Dakia, kjo gjë shpjegohet lehtë, meqenëse ato tri ose katër fjalë mund ti
atribuoheshin substratit ilir, që
padyshim ekziston në
shqipen (e ka
treguar
me prova p.sh. Marko La Piana), edhe pse është i dobët (shqipja është

substancialisht një gjuhë
trake-dake me shumë ndikime latine, sllave, turke, venedikase).
Së dyti,
toponomastik
a e Shqipërisë është kryesisht sllave
(Puscariu); shqiptarët
 janë prandaj të ardhur nga Dakia, ndoshta me një infilitrim të ngadalshëm pasi e kishin okupuar sllavët atë territor (shek.
V i e. sonë). Kanë mbetur në Shqipëri, është e vërtetë,
disa emra të lashtë, me propabilitet ilirë (Shkodër, Durrës, etj); por
këta emra nuk
tregojnë në shqipen e sotme ato ndryshime
fonologjike që duhet të tregonin sikur nga
ilirishtja (ose
nga latinishtja) të kishin kaluar drejtpërdrejtë në shqipen; kështu
sk  -fillestare e Skodra
nuk mund të jetë shqipe, sepse në shqipen një sk  e lashtë ka një përfundim
të ndryshëm (h, krhs.
njoh=
lat.gnosco,
gr. dial γνωσχω gnosko); σχιá,
alb.
hij). E gjithë terminologia
detare dhe e peshkimit (duke përfshirë
 peshk  pesce) është në gjuhën shqipe me origjinë
latine ose venedike ose italiane ose sllave. Dhe në

vërtetë shqiptarët janë një popull barijsh, kontinentalë, që nuk është i mësuar
me
detin.
Kurse ilirët ishin lundrues
shumë të aftë e piratë dhe e kërcënuan rëndë zotërimin romak në Adriatik
(mjafton të thuhet se një tip anije romane, e famshmja
liburne, ka një emër ilir). Trashëgimtarë të tyre janë prandaj jo shqiptarët, por
piratët e tmerrshëm
Uskokët e Narentës, që kaq shumë dhe
kaq gjatë e trazuan flotën shumë të fuqishme të
venedikasve. Trashëgimtarë
të ilirëve qenë
përkundrazi dalmatët, gjuha e të cilëve është shuar në mbarim të shekullit të
kaluar. Është një gabim i rëndë, (dhe shpresoj ta tregoj shpejt në një punim që
jam duke përgatitur) të afrohet rumanishtja dhe elementi latin i shqipes me
dalmatishten: dalmatishtja paraqet një shtresë shumë më të lashtë latiniteti

me qënë se Dalmacia dhe Illirkumi qenë pushtuar e romanizuar ndoshta në
vitin 167
para erës së re, me siguri në vitin 9
para erës së re. Dhe në të vërtetë edhe duke mos prekur
fakte
tjera dalmatishtja ruan të paprekura velaret latine (kenour nga cenare) që në shqipen e në
rumanishten të paktën janë prekur (shq.qind nga lat.centum).
Prandaj
dalmatishtja është ilirishte-romane, kurse rumanishtja (dhe brenda kufijve të
romanitetit të saj, shqipja) janë dakoromane, ose po të duash, trako-romane.
Shqiptarët  janë pra në pjesën më të
madhe pasardhës të dakëve, popull i qytetëruar dhe trim, që luftoi gjatë dhe
krenarisht kundër romanëve.

 ***

DISKUTIM MBI KUMTESËN E […] G. BONFANTES

Nga Eqrem Çabej

[…]

 

Në lidhje me kumtesën shumë interesante të Prof.
Giuliano Bonfantes edhe në lidhje me diskutimet që u bënë rreth saj, po lejohem
të prek sa më shkurt vetëm tri pika: E para, marrëdhëniet rumune-shqiptare; e
dyta, huazimet latine të shqipes; e treta, huazimet greke të vjetra të shqipes.
Që nga F. Miklosichi e këtej është thënë se marrëdhëniet leksikore
rumune-shqiptare rrjedhin prej një burimi të tretë, prej një substrati, trak
ose dak, si ta quajmë, substrat gjuhësor i kohës antike. Aty ndërtohet një
ekuacion me dy të panjohura:rrjedhohen (derivohen) fjalë nga një substrat, për
të cilin për këto fjalë që janë nëdiskutim, nuk dimë as gjënë me të vogël. Po
ti analizojmë përkundrazi këto marrëdhënieleksikore një nga një, shohim se një
pjesë e mirë e tyre gjejnë shpjegim evident nëgjuhën shqipe, edhe bile një
shpjegim prej një periode relativisht të vonë të kësaj gjuhe, të zhvillimit të
saj të brendshëm, edhe jo shumë të vjetër, afërsisht të mesjetës së hershme.
Kështu që në vend që të kemi përpara nesh elemente pararomake(gjermanisht
vorrömsiche Bestandteile), kemi të bëjmë shpeshherë me elemente mesjetare të
hershme. Le ta sqarojmë këtë me disa shembuj. Kemi fjalën bashkë, ndukë, një
bashkë lesh , rumanisht basc. Në dialektet e shqipes krahas me bashkë ka edhe
barukë, me të njëjtin kuptim. Kjo tregon qartë që bashkë reflekton njëbarashkë,
që pra bashkë është një trajtë sekundare e shqipes, të cilën e ka marrë
rumanishtja. Në rumanishten fjala basc është e izoluar, në shqipen ka farefisin
e saj. Marrim fjalën këlbasë, gëlbazë, rumanisht clbeaz, glbeaz , të cilën e ka
edhe greqishtja e re bashkë me ndonjë tjetër gjuhë të Ballkanit. Gustav Meyeri
e ka parë fort mirë ndërtimin dhe historinë e kësaj fjale, dhe ne nuk gjejmë
arsye për tu larguar prej tij e të shkojmë me mendimet e disa gjuhëtarëve më të
rinj. Sikundër e pa ai dijetar, këlbaza, është një sëmundje që kalb mëlçinë e
bagëtisë. Prandaj emri i saj lidhet me kalb , dhe ka dalë idealisht nga një kálbëzë.
Është një emër sëmundjeje i karakterit eufemistik, në pajtim me mendësinë
primitive, i formuar me një zë deminutive, si emrat e sëmundjeve verdhësë,
irizë etj. Aty u shpërngul theksi në shqipen në një periodë relativisht të vonë,
sikurse nga dérdhëzë ka dalë derdhazë nga búkurëzë bukurezë etj., një dukuri
normale në gjuhën shqipe. Në shqipen, këlbazë lidhet me kalb , në rumanishten
nuk lidhet me asgjë. Marrim tani fjalën moshë, me kuptimin që dihet. Ruamnisht
mo është plak, moa plakë. Në gjuhën shqipe moshë është e lidhur me mot kohë;
vjet. Këtë e tregon fare mirë dhe një pasazh i Gjon Buzukut, ku mot është
përdorur me kuptimin e moshës , përdorim që ruhet edhe sot nëpër dialekte.
Fjala shtrungë , e cila rron në mbarë gjuhët ballkanike dhe përtej caqeve të
tyre, lidhet përbrenda shqipes me shtroi . Ajo ka edhe kuptimin shtresë, vend
fjetjeje, ndonjë shtrungë për të fjetur. Kuptohet se s’mund të thotë një njeri “s’kam
një vathë delesh ku të fle”, po aty është fjala për një vend fjetjeje për
njerëz. Prandaj shtrungë është shtresë dhe lidhet, siç u tha, me foljen shtroj
. Del pyetja se ku ka një sufiks -ungë në shqipen? Po, ka. P.sh. prej shtjell
ka dalë shtëllungë . Shohim kështu se shtrungë dhe morfologjikisht dhe kuptimisht
hyn në mënyrë të natyrshme në sistemin gjuhësor të shqipes. Prandaj për
mendimin tonë strunga e rumanishtes dhe e të tjerave gjuhë ballkanike e ka
burimin në gjuhën shqipe. Për elementet latine të shqipes është shumë e vërtetë
çthotë Prof. Bonfante, që këto elementë paraqesin një afri të madhe me ato të
rumanishtes. Po kjo është njera anë, njëri aspekt i çështjes. Huazimet latine
të shqipes mbajnë një pozitë të ndërmjeme midis elementit latin ballkanik, ose
lindor në daçi, i cili përfaqësohet kryesisht me rumanishtem, dhe elementit
latin që reflektohet me dalmatishten, e sidomos me gjuhët romane perëndimore.
Shqipja ka një numër mjaft të madh fjalësh latine që si ka rumanishtja. Kjo
tregon që shqipja u formua si gjuhë në një truall të ndryshëm nga ai i formimit
të rumanishtes, në çdo rasë jo në Ballkanin lindor. Ka edhe disa veçori
fonologjike që e largojnë nga rumanishtja; p.sh. k-ja latine para një zanoreje
të çelët që u bë q në shqipen (qiqër etj.) e që nuk arriti në shkallën e një
ç-je afrikate, tregon një depërtim më të hershëm të elementit latin sesa ai që
ndodhi në Daki. Lidhur me elementin latin, desha të shtoj se ndonjë fjalë si
lat. conventus, shqip kuvénd, rum. cuvint, e kadhe greqishtja e re, kuvenda,
kuvendlazo, etj. Kështu qëndron, në vija të përgjithshme, puna e latinitetit
ballkanik, një fushë që nuk përfshin vetëm lidhje specifike midis rumanishtes e
shqipes. Sa për përmasat dhe vëllimin e këtij ndikimi gjuhësor, është përtë shënuar
se gjuhësia shqiptare vepron në këtë drejtim, që atë e ka reduktuar mjaft.
Porezulton tani, pas një analize objektive të materialit, që disa qindra
elementesh latine të shqipes bien poshtë. Këto elemente që eleminohen, janë
pjesërisht huazime italiane,pjesërisht fjalë vendi (autoktone), pjesërisht të
ndonjë gurre tjetër. Me gjithë këto zbritje që i bëhen, nuk ka dyshim se
elementi latin në fushën e huazimeve të shqipes kualitativisht mbetet në krye.
Duke kaluar tani te huazimet e shqipes prej greqishtes së vjetër, vihet re se
këto janë shumë më të pakta se huazimet latine, ato sillen rreth numrit
tridhjetë ose pak më shumë. Me gjithë këtë, si pjesërisht më të lashta se
huazimet latine, ato kanë një rëndësi të veçantë për historinë e gjuhës shqipe.
Ndër të tjera, ato vërtetojnë që gjuha shqipe ose, me fjalë të tjera, shkalla e
lashtë e saj është folur në Shqipëri e në trevat përreth në periodën antike.
Vëllimi i pakët i këtij elementi përkundrejt elementit latin nuk përbën një
rrethanë që mund të dëshmonte të kundërtën. Edhe për kohën mesjetare bizantine
dhe kohën e re, perioda historike për të cilat dihet mirëfilli që shqiptarët
kanë banuar në viset e tyre të sotmet, ndikimi gjuhësor i ardhur prej bregdeti,
prej Italie  krejt ashtu si në epokën
antike ka qenë shumë më i fortë se ai i Greqisë, kur të kemi parasysh huazimet
që kanë depërtuar në mbarë shqipen, dhe ky proces vazhdon edhe sot e kësaj
dite. Kjo ka arsyet e veta territoriale, tregtare e kulturore. Ndikimi grek ka
qenë dhe është më fort i karakterit dialektor. Ka një numër grecizmash të mbarë
shqipes,por vëllimi i këtyre është shumë më i vogël se ai i ndikimit të
italishtes. Kështu edhe në kohën antike ndikimi latin ka qenë shumë më i madh
se ndikimi i greqishtes. Një tjetër rrethanë me rëndësi për të gjykuar për
vendin se ku u kryen marrëdhëniet greke-shqiptare të antikitetit, është kjo, që
përbrenda elementit grek të shqipes, ka disa dorizma, ka disa fjalë që janë me
burim të sigurtë prej dialektit dorik-grek veriperëndimor. Të tilla janë drapën
drapër prej drápanon (jo drépanon), qull prej fonetikisht hjuls , etj., të
cilat kanë a në vend të e -së,u në vend të y -së, etj. Aty del pyetja e karakterit
historik: ku i kanë marrë të parët e shqiptarëve huazimet e këtij lloji? Të
themi se i kanë marrë në Ballkanin lindor, a në Daki, atëherë pse si kanë
rumunët? Thotë Klaus Haebler se të tilla elemente leksikore depërtuan prej
bregdeti brenda thellë në Ballkan dhe atje diku kaluan në gjuhën shqipe. Po në
gjuhën shqipe ka edhe dorizma të tilla si mokën, mokër , e është vështirë të
mendohet që të kenë marrë kolonistët doras dhe mokrën e ta kenë çuar thellë në
brendësi të Gadishullit ballkanik. Në këto rrethana, kur të kundrohen të dhënat
gjuhësore, në mënyrë metodikisht të drejtë, në lidhje me situatën historike,
këtu ka dy mundësi për interpretimin e këtyre elementeve greke dialektore: Ose
këto kanë hyrë nëpërmjet ngulimeve dorike-ilire të bregdetit si Lissos, Dyrrahion,
Apolonia etj., ose kanë depërtuar nga dialektet e Greqisë veriperëndimore, si
ato të Akarnanisë, Etolisë, të cilat, sikundër dihet, ishin gjuhësisht të afra
me dorishten. Ose si besoj unë nëpër të dyja rrugët njëkohësisht. Duke
përmbledhur çu shtjellua në këtë diskutim, edhe duke lënë mënjanë toponiminë e
vjetër, do të thuhet se ka elemente gjuhësore që flasin në të mirë të djepit të
gjuhës shqipe, në anën perëndimore të Gadishullit ballkanik. Është një nder për
ne që Prof. Bonfante merr pjesë në këtë kuvend ku jemi mbledhur. Ne gëzohemi që
ai po merret me problemet e gjuhës shqipe. Unë shpreh bindjen time, dhe besoj
edhe të shokëve të mi, që Prof. Bonfante, si një gjuhëtar me famë botërore që
është, po të vazhdojë të merret me gjuhën shqipe, ka për të kontribuar shumë në
thellimin e studimeve shqiptare.

 ***

DISKUTIM
RRETH KUMTESËS SË G. BONFANTES

Nga Androkli Kostallari

Në lidhje me kumtesën e Prof. Xhuliano Bonfantes dua
të theksoj që në fillim se ne gëzohemi si albanologë që një indoevropianist dhe
teoricien i njohur në fushën e glosologjisë si Prof. Bonfante, i çmuar edhe nga
Norbert Jokli për kontributet e tij të rëndësishme në linguistikën
indoevropiane, po e zgjeron interesimin e tij për problemet gjuhëve të lashta
ballkanike, ndër të tjera edhe për problemet e gjenezës së gjuhës shqipe.
Sigurisht, në fushën e studimeve ballkanologjike, ashtu si edhe në fushat
etjera, lindin teori të ndryshme. Shkenca shkon përpara; por ka raste shkenca
kthehet edhe prapa, hipoteza të mëparshme rimerren përsëri, disa fakte vijnë
përsëri në konsideratë e kështu me radhë. Pikërisht në këto përpjekje, me këto
zikzake shkenca shkon përpara. Në kumtesën e Prof. Bonfantes, siç e theksoi
edhe ai vetë, parashtrohet sidomos hipoteza e prejardhjes trake të gjuhës
shqipe, e cila është rimarrë kohët e fundit në mënyrë të theksuar nga studiuesi
rumun Russu. Mund të thuhet që vepra e këtij dijetari është një paraqitje e re
e tezës trake të shtruar më përpara edhe nga dijetarë të tjerë. Unë nuk do të
ndalem këtu në mënyrë të veçantë për të diskutuar në lidhje me tezat e
prejardhjes trake ose ilire të gjuhës shqipe. Kjo çështje u rrah në kuvendin
tonë gjerë e gjatë. Përveç referatit kryesor të Prof. E. Çabejt, referat i
mbështetur në fakte e argumente shkencore shumë bindëse, u bënë edhe një varg
kumtesash të tjera nga studjues të njohur, siç ishte kumtesa e Prof. Mahir
Domit mbi disa përputhje të elementeve fjalëformuese në ilirishten e në
shqipen, kumtesa e prof. Idriz Ajetit mbi disa të dhëna gjuhësore që vërtetojnë
në raste të caktuara parësinë kronologjike të elementit shqiptar ndaj atij
sllav, gjithashtu edhe kumtesat e akademikut VI. Georgiev, të Prof. Katiçiçit,
Prof. Kroslandit, Prof. V. Pizanit etj. Nuk do të përmend edhe mjaft studime të
kohëve të fundit që sjellin fakte dhe argumente të reja në favor të tezës
ilire. Dua të theksoj se, siç u vu në dukje në referatin e Prof. E. Çabejt,
edhe vetë Norbert Jokli, i cili ka qenë për një sintezë të burimit të shqipes,
duke e lidhur këtë gjuhë si meilirishten, ashtu edhe me trakishten, ka sjellë
më vonë fakte e interpretime të reja në të mirë të burimit ilir. Mbi të gjitha,
duke e parë problemin në një vështrim të gjerë historiko- linguistik, mund të
themi se teza kryesore, baza, mbi të cilën mbështeten të gjithakonstruksionet
në fushën e linguistikës dhe të shkencave historike për problemin egjenezës së
shqipes, është fakti se trualli gjuhësor i shqiptarëve është pikërisht ai
ku  kanë banuar edhe ilirët. Kjo
vërtetohet edhe nga të dhënat e shumta të arkeologjisë sonë, sidomos nga
zbulimet e bëra në këta 20 vjetët e fundit. Nga ana tjetër, historia nuk njeh
ndonjë dyndje të madhe popujsh nga qendra e Ballkanit drejt perëndimit dhe një
dyndje e një popullsie kaq të madhe, siç janë shqiptarët, e cila duhet të
kishte shkaqe shumë të thella ekonomiko-shoqërore, politike etj., nuk mund të
kishte kaluar në asnjë mënyrë në periudhën historike pa u vëzhguar, pa u vënë
re nga bashkëkohësit, studjuesit e dëshmitarët e tjerë. Sigurisht ky është një
argument i përgjithshëm. Mbi këtë kanë zënë vend teza, konkluzione dhe
argumente të ndryshme të karakterit specifik. Këtu dua të përmend disa shembuj
të kufizuar që vërtetojnë se një varg argumentesh që sjell Russu dhe
përkrahësit e tjerë të tezës trake nuk u qëndrojnë fakteve e argumenteve që
njeh gjuhësia e sotme ballkanologjike dhe albanologjike, pra, kritikës së sotme
shkencore. Do të marr, për shembull, ekuacionin që paraqitet në kumtesën e
Prof. Bonfantes, ku thuhet se kanë mbetur në Shqipëri disa emra të lashtë që
mund të jenë ilirë si Shkodër e Durrës (Dyrrachion) dhe se këta emra nuk
paraqitin në shqipen e sotmeato ndryshime fonologjike që duhej të paraqitnin
sikur të kishin kaluar drejtpërsëdrejti nga ilirshtja në shqipen. Kështu
thuhet, p.sh. se shk – nistore tek Shkodra nuk mundtë jetë shqipe, sepse në
shqipen një sk e lashtë duhej të kishte dhënë një h, siç ngjet tek  njoh / gnosko , ku, ndërkaq, -sk- nuk është
nistore. Me sa duket, këtu ngatërrohendy plane kronologjike, historike.
Ekuacioni sk-h (pra ekuacioni njoh / gnosko) është një ekuacion i vërtetë, por
ai i takon një periudhe më të lashtë, kurse ekuacioni Scodra > Shkodra është
një ekuacion që vjen në konsideratë, duke u marrë si prerje kronologjike,
historike një periudhë më e vonë periudha antike dhe ne do ta shikojmë
këtëekuacion me atë sy që shikojmë evolucionin, pasqyrimin që kanë pasur në
shqipenelementët e kohës latine (ashtu si p.sh. scamnum ka dhënë shkamb/shkëmb
, edhe Scodra ka dhënë Shkodra etj.). Dua të theksoj këtu që nuk janë vetëm pak
emra si Shkodra, Durrësi etj., që shpjegohen vetëm me mjetet e shqipes; ne kemi
një varg emrash të tjerë të tillë. Pikërisht këta emra përbëjnë një nga
argumentet kryesore që jeponomastika për tezën ilire. Ky material u parashtrua
qartë në referatin e Prof. E. Çabejt. Ai është analizuar gjerësisht edhe në
studime të tjera të kohëve të fundit. Prandaj do tëpërmend këtu vetëm disa prej
tyre si Astibus : Shtip, Drivastum : Drisht, Naissus :Nish, Scupi : Shkup,
Scardus mons : Sharr, Lissus : Lesh, Isamnus : Ishëm, Scampinus : Shkumbin,
Ragusium : R(r)ush, Pirustae :(Qafa e) Prushit, Aulon : Vlonë > Vlorë,
Thyamas : Çam etj. Siç shihet , këtu kemi të bëjmë me dy plane historiko-
kronologjike të ndryshme. Dihet se që nga koha e Grimit është vërtetuar se
ligjet linguistike kanë karakter historik dhe nuk veprojnë në të gjitha kohët.
Një ligj fonetikvazhdon deri në një farë kohe, pastaj pushon se qeni një ligj
aktiv dhe fillon të veprojë një ligj tjetër. Vetëm këto pozita historike na
japin mundësinë të arrijmë në përfundime objektive. Do të prek edhe një çështje
tjetër. Thuhet se janë shumë të pakta huazimet e shqipes nga greqishtja e
vjetër, gjë që tregon se shqiptarët nuk kanë qenë qysh prej kohëve të lashta në
kontakt me grekët, pra në këto troje ku banojnë sot, ku do të ishte mundësia që
ata të vinin në një kontakt të tillë. Edhe në kumtesën e Prof. Bonfantes  thuhet se Prof. E. Çabej paska gjetur deri më
sot vetëm 3 ose 4 huazime të tilla. Së pari, dua të sqaroj se kjo e dhënë nuk
është e saktë. Nga studimet e derisotshme dalin mbi 30 huazime të lashta të
shqipes nga greqishtja e vjetër. Bile po të marrim në konsideratë edhe disa
huazime, të cilat vihen në dyshim në se janë greke apo latine, shtohen edhe një
10 të tjera. Kështu numri i tyre arrin në rreth 40. Ky nuk është një numër i
vogël, potë kemi parasysh se flitet për relikte, për mbeturina të kohëve shumë
të lashta, gjë që do të thotë se numri i tyre, pa dyshim, në kohën e vet ka
qenë shumë më i madh. Dua të përmend këtu një vepër postume të Norbert Joklit,
të zbuluar prej nesh në seksionin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të
Vjenës. Në këtë studim Jokli, duke thelluar argumentet e tij në favor të
lidhjeve gjenetike mes ilirishtes e shqipes dhe të autoktonisë së popullit
shqiptar në këto vise ku është sot, analizon edhe një varg elementesh të tjera
që i përkasin fondit të huazimeve të shqipes nga greqishtja e vjetër. Ndër të
tjera, ai analizon edhe fjalën tarogzë , të cilën e lidh me greqishten á dhe
arrin në përfundimin se kontaktet midis shqiptarëve të lashtë dhe dorëve kanë
qenë shumë të vjetra. Dëshiroj gjithashtu të ndalem edhe në një pikë tjetër.
Thuhet, si një argument në favor të tezës së ardhjes së vonë të shqiptarëve (në
mesjetë) në këto troje, se toponomastika e Shqipërisë është kryesisht sllave.
Tashmë është e qartë se një pohim i tillë nuk i përgjigjet realitetit.
Materialet e kartotekave tona onomastike, që janë kartotekat më të plota për
truallin shqiptar, tregojnë se toponomastika e Shqipërisë nuk është kryesisht
sllave. Është e vërtetë se në disa zona të Shqipërisë, sidomos në Shqipërinë
Jugore, ka një toponimi të gjerë sllave, por kjo është vetëm një pjesë
relativisht e vogël në tërësinë e toponomastikës shqiptare, e cila është shumë
më e gjerë. Është për tu përmendur se këtu shpeshherë nuk bëhet dallimi midis
makrotoponimisë dhe mikrotoponimisë. Po ta bëjmë këtë krahasim, do të shohim
qartë se në fushën e mikrotoponimisë shqiptare mbizotëron në mënyrë të dukshme
mikrotoponimia me prejardhje shqipe ose ajo që buron nga apelativa, të cilët
mund të jenë huazim nga gjuhë të tjera, por janë bërë me kohë pronë e leksikut
të shqipes. Kjo gjë mund të pohohet edhe për një varg toponimesh sllave. P.sh.,
toponime të tilla si Koritë, Goricë etj. nuk janë toponime të lindura
drejtpërdrejtë si toponime sllave, por janë toponime të lindura nga apelativat,
nga huazimet sllave në shqipen; ato jetojnë edhe sot si fjalë të zakonshme të
leksikut të shqipes. Pa dyshim, fusha e onomastikës, siç del nga onomastika më
e lashtë dhe nga onomastika sllave, që është më e vonë, është një fushë shumë e
gjërë që përbën, për mendimin tim, një hallkë të rëndësishme për ta çuar më tej
këtë problem në planin historik. Dua të vë në dukje sidomos këtu dhe të përkrah
mendimin e shprehur nga Prof. Katiçiç, për një shfrytëzim sa më të plotë të
antroponimisë. Megjithëse antroponimia është më e lëkundshme dhe më e ndjeshme
se toponimia, prapseprapë, duke e parë me një sy historik këtë lëvizshmëri,
këtë paqëndrueshmëri të antroponimisë e duke bërë shtresëzimet përkatëse, ne
mund të arrijmë disa konkluzione më të plota përsa i përket edhe vetë gjuhës.
Këtu Prof. M. Domi shprehu dje pikpamjen se antroponimia nuk është një bazë
edhe kaq e qëndrueshme për të na dhënë njëmbështetje të mirë për analizën
gjuhësore. Unë do të thosha se, sigurisht, në parim antroponimia ka një
qëndrueshmëri më të vogël se toponimia, por ajo, megjithëkëtë,  mund të shërbejë si një mbështetje e rëndësishme
edhe për studimet gjuhësore historike. Pikërisht, edhe ai shembull që u dha
dje, – sistemi i triemërshit në Shqipërinë e Veriut dhe në Labëri, që
pasqyrohet gjerë sidomos në ciklin e kreshnikëve, na jep mundësi që midis
këtyre dy vatrave, ku dëshmohet triemërshi, të përpiqemi të rindërtojmë deri në
një farë shkalle edhe tablonë gjuhësore të territorit të ndërmjetëm, ku nuk
kemi sot dëshmi të tilla. Sidoqoftë, kjo prerje, që është një prerje më e
lashtë se ajo e zonave ku triemërshi nuk është ruajtur, na jep një mundësi të
re për vështrimin historik, na lejon të kapim një hallkë për të depërtuar më
tej. Nuk mund të mos kihet parasysh edhe se antroponimia, e cila shpeshherë ka
lidhje edhe me toponiminë, ka edhe ajo një farë qëndrueshmërie në vetvete. Ska
dyshim, se antroponimia shqiptare është një fushë deri më sot e shfrytëzuar në
mënyrë të pamjaftueshme dhe studimi i saj mund të sjellë dobi në disa drejtime.
Mendoj se krahas kërkimeve të veçanta, botimi sa më i plotë i materialeve të
Atlasit Linguistik Mesdhetar, i cili po hartohet në kohën tonë, gjithashtu edhe
botimi i materialeve të gjëra onomastike nga shkencëtarët e vendeve ballkanike
dhe nga ballkanologët e tjerë që punojnë për grumbullimin sa më tërësor të
onomastikëssë kësaj treve, do të sillte një bazë të re faktike për studimet
ilire. Mendoj, gjithashtu, se në këtë fushë do të ishte e nevojshme të
përmirësohej edhe metoda e kërkimeve, dukee bërë këtë metodë më historike, pra
edhe më objektive. Jam i bindur se një specialist i shquar, siç është Prof.
Bonfante, duke u thelluar në njohjen e këtyre problemeve dhe të rezultateve të
reja të studimeve albanologjike e ballkanologjike do të sillte padyshim një
kontribut me vlerë në këto studime, ndër të tjera, edhe për sqarimin e një
problemi kaq të koklavitur e të një lashtësie kaq të thellë, siç është problemi
i gjenezës së gjuhës shqipe dhe i lidhjeve të vjetra të gjuhëve ballkanike e të
atyre të pellgut të Adriatikut e të Egjeut.

 ***

 PERGJIGJE

Nga Giulio Bonfante

Më vjen keq se nuk mund ti pranoj kritikat që mu
bënë, mbasi nuk është rrëzuar asnjë prej argumenteve të mia, dhe as nuk mund të
mohohen ato shtatëdhjetë fjalë që janë të përbashkëta midis shqipes dhe
rumanishtes, dhe as që mund të mohohet (fakt me shumë rëndësi) se elementi
latin i shqipes dhe i rumanishtes është i njëjtë dhe se është shumë i ndryshëm
nga dalmatishtja dhe nga gjuhët e tjera romane. Mu tha se mbështetem mbi fakte
gjuhësore dhe jo mbi fakte historike. Unë nuk e marr vesh se çfarë kuptohet me
këtë. Gjuhësia, për mua, bën pjesë në historinë, dmth. historia duhet të ketë
parasysh faktet gjuhësore. Fakti se spanjollët flasin latinisht është një fakt
historik. Ndoshta e keni fjalën për atë që quhet historia diplomatike, dmth.
historia ashtu si del nga dokumentet e shkruara, diplomat, burimet, etj.
Mirëpo,nga kjo pikëpamje, ne jemi në errësirë të plotë, qoftë për shqiptarët,
qoftë për rumunët, sepse nuk kemi fare dokumenta. Këto dokumenta mungojnë për
shumë shekuj, dhe prandaj gjuhësia duhet të zëvendësojë në këtë rast historinë.
Se shqipja ka pak fjalë nga greqishtja e vjetër, këtë e kam nxjerrë pikërisht
nga punimi i Prof. Çabejt, një punim shumë i mirë, ku Çabej përmend tre raste,
në qoftë se nuk gabohem. A ka shkruar apo 
jo punime të tjera më vonë, këtë duhet ta pranoj se nuk e di. Por, edhe
në qoftë se fjalët e greqishtes së vjetër janë dhjetë a pesëmbëdhjetë, në vend
të treve që përmenda mësipër, kjo nuk do ta ndryshonte shumë gjendjen: shqipja
ka pak fjalë që rrjedhin nga greqishtja e vjetër. Prandaj, këto fjalë të greqishtes
së vjetër rrjedhin natyrisht nga substrati ilir, të cilin unë nuk ia mohoj
shqipes, ashtu siç e ka theksuar dhe mbrojtur La Piana. Unë kam thënë vetëm e
vetëm: shqipja është kryesisht trakishte dhe se vetëm një pjesë e vogël e
shqipes është ilirishte. Për fat të keq nuk kam arritur ti kuptoj mirë
argumentet sepse nuk e flas shqipen, për çka më vjen keq dhe i kërkoj ndjesë
auditorit. Atë që arrita ta kuptoj nëpërmjet përkthimit që më bënë dy kolegët,
i jam përgjigjur se nuk më ka bindur, prandaj u ktheva te teza që u kam
paraqitur më parë. Ju falenderoj shumë.

Përgatiti:
Salih Mehmeti

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …