Në fshatin Selac të Shalës së
Bajgorës, sot është përuruar hidrocentrali ‘Albaniku III’, i cili do të ketë një
kapacitet prej 4.3 megavatësh. Krye-investitori, Gani Nuhiu, tha se ndihet i nderuar
që të shpalos një punë që është bërë me shumë mund dhe sakrificë. Ai shtoi se
ky hidrocentral u financua edhe nga diaspora. Sipas tij, ky hidrocentral do të
ketë një shtrirje të rrjetit prej 8.3 kilometra dhe do të lidhet me gjigantin
metalurgjik ‘Trepça’. I pranishëm në përurim ishte edhe kryekuvendari, Kadri
Veseli, i cili tha se ky investim do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik
të zonës, por do të jetë me rëndësi edhe për turizmin. Ai, me këtë rast, u ka bërë
thirrje qytetarëve në diasporë që të vijnë dhe investojnë në Kosovë, duke
shtuar se institucionet do t’i përkrahin ata.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
