Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Diplomacia dhe kuptimi i saj….

Diplomacia – sipas mendimit tim është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të dy apo më shumë shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia, ndryshe thirret edhe një lloj arti së mundurës, i marrëveshjeve.

Shtetet kuvendojnë, bisedojnë ndërmjet veti, i mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, nxisin përparimin e marrëdhënieve kryesisht, nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara dhe sipas rastit në rast. Shefat e misioneve, udhëheqës të grupeve dhe personat diplomatik d.m.th. Diplomatët gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta

 Nikolo Makiaveli

Shumë vonë, disa nga politikanët shqiptarë në Kosovë, kanë filluar kinse të lexojnë shkrimet apo thëniet e Makiavelit, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca.

Nikolo lindi në Firence të Italis, më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531.

Thënie nga Nikolo Makiaveli:

Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”

“Të qeverisësh do të thotë të bësh të   besojnë”

“Qëllimi arsyeton mjetin”

“Nëse dëshiron ta mundësh armikun, sajo vdekjen tënde”

Ne, si opinionistë duhet fillimishtë ta dimë se në diplomaci, jo secila shkronjë gjatë bisedimeve duhet të bëhet publike, përndryshe atëher nuk quhet diplomaci.

Të kritikojmë, zyrtarët shtetëror amerikanë, duke e ditur fare mirë, se Republika e Kosovës është krijesë Amerikane thënë troç. Kësaj qasje, s’mund ti themi diplomaci.

Si duket është krijuar, ajo ndjenja që vetëm të kritikojmë dhe asgjë të mos veprojmë, të parashikojmë duke menduar se po zbulojmë dhe të analizojmë, pa e ditur se s’po veprojmë!

T’ia kthejmë shpinën mikut, s’ka qenë dhe nuk është në traditën tonë shqiptare!

Duhet patur kujdes…

Petrit Dibrani: Opinionet e shkruara pa fotografi, nxitëse dhe me huti!
A mundemi t’iu besojmë, shkrimeve-opinioneve, pa fotograf dhe atyre që fshehin identitetin?!
Identiteti, konsiderohet si konceptim i vet individit dhe si shprehje e individualitetit.
Të jetosh, në ditët e sotme dhe të shkruajmë opinione, pa fotografi është një diçka shumë interesante dhe misterioze, aq më pak kur shkruan opinione, kur mund të jesh një njeri, që ke bërë një shkollim të caktuar dhe bënë ndonjë aktivitet gjetiu.
Identiteti personal, së paku duhet të paraqitet me emër, mbiemër dhe fotografi personale!
Identiteti nënkupton veçantinë e pamjeve, vetive ose karakteristikave të personave individual. Identiteti personal, nënkupton të kuptuarit e qartë të asaj se kush jamë unë dhe kush është tjetri, dmth. Është ajo që më bënë të veçantë, si person dhe të më dallojë nga të të tjerët, e sidomos kur shkruajmë opinione.
Kuptimi kryesor i identitetit pra është ngjashmëria në vetëveten dhe sigurishtë dallimi me të tjerët. Fakti se ç’do njeri është personalitet i veçantë, do të thotë se ç’do njeri e ka identitetin e vetë.
Jo, nxitje dhe përqarje!
Po, bashkërenditje të mendimeve dhe përkrahje!
Shkurt e shqip dhe troç.
Përfundimisht shkrimet, opinionet nxitëse dhe pa fotografi, lënë shumë për të dëshiruar!!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …