Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Ju lutem shumë, nëse s‘mundeni të veproni, atëherë mos filozofoni

Gjatë këtyre tre ditëve të kësaj jave, lexova dhe dëgjova shumë komente dhe opinione nga më të ndryshmet, lidhur me rastin makabër të përdhunimit të vajzës 11 vjeçare!

T‘gjithëve na ka rrëqethur mishtë dhe tërë trupin, besoj.

Shkrimet apo deklaratat se; fëmijët vajza, duhet mësuar si të mbrohen vet, madje po u dashka që të paisen me sprej apo edhe të trajnohen se si të mbrohen.

O budallenjë të etur për klikime apo pëlqime të shkrimeve, athua pse u themi fëmijëve të mitur!?

Vet fakti se janë fëmijë – të mitur, përkujdesja ndaj tyre është obligative e të rriturve, e moshës madhore.

Fillimisht, fëmijët DUHET të edukohen dhe të mbrohen nga prindërit e tyre, nëse se kanë asnjërin prind, përkujdesja morale i takon të afërmëve, familjarëve të fëmijëve dhe nëse përkujdesja mungon nga prindërit fillimisht dhe pastaj nga të afërmit, atëher institucionet gjegjëse, përkatëse janë të OBLIGUAR me ligjet në fuqi t‘i mbrojnë, t‘gjithë fëmijët pa bërë filozofi.

Ç‘ka jeni çoroditur k‘shtu, prej nga këto budallaki?!

„Vajza 11 vjeçare të mbrohet, vet!“

Kuptojeni se fėmijët nuk mund të mbrohen vet, as me britma as me përdorimin e sprejit, apo edhe me trajnime.

Hejjjj, fëmijët nuk trajnohen për mbrojtje dhe aq më pak vajzat, fillimisht traumatizohen nëse u thuhet se duhet të trajnoheni për t’u mbrojtur, se janë fëmijë o budallenjë….

A lexoni more ju ndonjëher për: „Psikologjinë e fėmijëve“ apo vetëm hajt të shkruaj, të them diçka!

Nëse nuk dini lexoni, nëse nuk doni të lexoni dhe mësoni, atëher mos filozofoni se vetëm po traumatizoni.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …