Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Më shumë se të gërditshme, seancat në Parlament me disa deputetë adoleshentë

Përplasje, sharje dhe fyerje të deputetëve adoleshent. A po e dinë  disa prej tyre pse janë të ulur aty, apo po mendojnë se janë në kopshte fëmijërore ku grinden, si gjelat grindavec.

Shiten patriot dhe përmendin edhe veriun dhe pronat e shqiptarëve, duke e ditur që po të njejtit deputet adoleshent, s’kanë bërë asgjë për qytetarët shqiptar të veriut të Kosovës dhe tani fajësojnë se vet qytetarët i kanë shitur pronat e tyre…..!

Ju, mujshar të ngrefosur dhe kapardisur ndaj njëri tjetrit, nëse për zgjedhje po mendoni dhe prapë qytetarët t’i mashtroni po gaboheni, se të gjithë qytetarët e Republikës, i’u kanë parë dhe ndëgjuar se si ju, prepotent deputet adoleshent, vetëm e fyeni njëri tjetrin si gjelat në mes veti në kafaz, dhe nuk keni votuar disa her radhazi projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ç’farë të presin qytetarët nga ju, mujshar adoleshent.

Ju do ndryshoni, vetëm atëher kur votat s’do i fitoni.

Karakteri i juaj prej adoleshenti, tregon edhe qasjen e juaj te Kuvendi, qasja e juaj prej adoleshenti tregon sa vetëdije për Republikën keni dhe sa të arsimuar jeni.

Mujshar, prepotent, adoleshent, pispiling  nëse ju nuk ndryshoni, kurrë me këto sjellje vota s’do fitoni.

Ju mujshar mos harroni, se gjaku i derdhur i dëshmorëve të Kombit për liri, ua ka krijuar juve mundësin që të uleni në ato karrige dhe para fara pa punuar të merrni.

Të urojmë se, deputet adoleshent do fillojnë të ndryshojnë dhe projektligje për Republikën të votojnë…!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …