Policia e Kosovë: Pas vërshimeve në disa pjesë të vendit, po e monitorojnë situatën dhe se po u dalim në ndihmë qytetarëve

Policia e Kosovës: Pas vërshimeve në disa pjesë të vendit, po e monitorojnë situatën dhe se po u dalim në ndihmë qytetarëve

Pas vërshimeve të ditëve të fundit në disa pjesë të vendit, Policia ka thënë se po e monitoron situatën dhe se po u del në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë. Sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, në rrugën Pestovë-Druare–Prelluzhe-Plemetin të komunës së Vushtrrisë dhe rrugët ‘2 Korriku’ dhe ‘Hoxhë Hasan Tahsini’, në komunën e Mitrovicës Jugu dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë Veri ku ka nivel të rritur të ujit. Policia thërret qytetarët që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, të thërrasin në numrat përkatës të institucioneve si policia, AME, komunat përkatëse, apo zjarrfikësit. Derisa ende ka të reshura të dobëta shiu dhe prurjet e ujit në lumenj është më i lartë, angazhimet policore janë të vazhdueshme në monitorim, ndihmë qytetarëve dhe raportim për situatën në teren. Nga raportimet e fundit nga rajonet tjera nuk ka situata ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati ose të ketë vërshime.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …