Policia e Kosovës ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët dhe zyrtarët e doganave, ka mbyllur 19 kazino e bastore në rajonin e Ferizajt. Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e rajonit të Ferizajt, mbyllja e tyre është bërë pasi që dyshohej se në ato lokale, zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit. Përveç veprimeve që janë ndërmarrë për mbylljen e kazinove dhe bastoreve, bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteliere, që ishin duke punuar pas orës 24, ndaj të cilëve do të ushtrohen fletëparaqitje për kundërvajtje.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …