Policisa

Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta shtoj personelin e saj në pikat kufitare gjatë festave të fundvitit

Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta shtoj personelin e saj në pikat kufitare gjatë festave të fundvitit. Në njoftimi thuhet se ky vendim është marr me qëllim që mërgimtarët tonë që vijnë për festa në vendlindje, të mos presin gjatë në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë. “Policia  e Kosovës bazuar në obligimet që dalin nga ligjet e vendit, është çdo herë e angazhuar në realizimin e detyrave të përgjithshme, për të ofruar rend e qetësi publike, për të siguruar liri të lëvizjes e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve pa dallim. Po ashtu policia edhe në pikat e kalimit kufitar ka ndërmarrë hapa konkret përfshirë edhe shtimin e personelit policorë për të përballuar më shumë kalime kufitare se ditëve të tjera. Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …