Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë mbajti takimin e radhës

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë mbajti takimin e radhës, duke u ndalur në pikën kryesore rreth Samitit të III të Diasporës mbajtur më 22-23 nëntor 2023 në Tiranë dhe në punën e suksesin e arritur përgjatë këtyre tri viteve të funksionimit të KKAD – së.

Vaxhid Sejdiu- kryetari i KKAD-së, në mënyrë përmbledhëse foli për sukseset dhe objektivat e KKAD-së, duke theksuar përfshirjen e mësuesve të shkollave shqipe nga disa shtete të botës, të cilët si një ekip profesionistësh e kolegjial arritën suksesshëm në përballje me sfida të ndryshme, të realizojnë disa objektiva të mbështetur në platformën unifikuese të mbarë Diasporës shqiptare dhe për sensibilizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Ishin ata që me përvojën e tyre profesionale adresuan te institucionet shqetësimin e mësimdhënësve të diasporës dhe mërgatës shqiptare dhe i vunë si prioritet një mori problemesh që shoqërojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, duke falënderuar dhe QBD-në, e cila ishte adresa jonë kryesore, u zgjidhen disa nga kërkesat tona, si dhe janë në listën për t’u zgjidhur dhe një mori kërkesash të tjera.

Ne si KKAD, kemi dëshmuar me profesionalizëm dhe ofrimin e projekteve, të cilat janë të domosdoshme dhe të realizueshme. Nevoja për tekste shkollore për fëmijët e mërgatës shqiptare, e cila dhe u vu si projekt i  KKAD-së dhe sot kemi tekstin e nivelit të I, me dy recensentë nga KKAD-ja mësueset: Miradije Berisha dhe Aurela Konduri. Shpresojmë se së shpejti të botohen edhe tekstet e nivelit të II dhe të nivelit të III.

Sejdiu, foli për punimet e Samitit dhe më tej theksoi se edhe KKAD – ja ishte e pranishme në panelin e arsimit. ku në fjalën e tij në këtë panel informoi për sukseset dhe sfidat e KKAD-së, e cila është pranuar me VKM  të shtetit shqiptar.

Në fjalën e tij si kryetar i KKAD-së ritheksoi kërkesat e KKAD-së për: – tekstet shkollore të nivelit të II dhe të III t’i kemi sa më shpejt dhe të jenë të mjaftueshme; licensimi i mësuesve dhe certifikatat; trajnimi profesional i mësuesve në diasporë ; angazhimi i mediave shqiptare të shkruara dhe audiovizive në diasporë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, krijimi i mini bibliotekave nëpër shtete të ndryshme etj. 

Samitin e vlerësoi lart edhe Aurela Konduri (Greqi), njëra ndër pjesëmarrësit në këtë Samit. Vlen të theksohet se në Samitin e III morën pjesë edhe dy anëtare të KKAD-së: Teuta Tabaku (Turqi) dhe Anila Kadija  (Angli); ndërsa Mira Shehu (Kanada),  Mustafë Krasniqi (Gjermani), Dritan Mashi (Itali), Miradije Berisha (Austri) dhe Melita Oreshkovic (Kroaci) folën mbi rëndësinë e Samitit dhe vlerësuan lart paraqitjen e KKAD-së në këtë Samit. 

Sektori për informim i KKAD-së

Mustafë Krasniqi

 ([email protected])

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …