Policia ju ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm në komunikacion. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se 24 për qind e aksidenteve me fatalitet në gjysmën e pare të këtij viti, janë vetaksidente. Ai ka shtuar më tutje se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi ne te dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente. “Andaj apelojmë tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë” ka tërhequr vërejtjen zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
QKMK, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në pikë-kalimet kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës që …