Posta merr licencë dhjetëvjeçare nga ARKEP

Shërbimet postare të cilat i ofron Posta e Kosovës janë licencuar për dhjetë vitet e ardhshme nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Licenca i është dorëzuar të mërkurën Kryeshefit Ekzekutiv Sejdi Hoxha nga kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi. Në takimin e mbajtur në zyrat e ARKEP-it është diskutuar edhe për cilësinë e shërbimeve postare të Postës së Kosovës.

Kryeshefi Hoxha ka potencuar se dëshmia më e mirë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të Postës është zgjerimi për çdo vit në tregun postar .

“Posta është lider absolut në tregun e shërbimit postar në Kosovë. Bazuar në matjet e fundit të ARKEP-it, Posta e Kosovës mbulon 84 për qind të tregut pavarësisht konkurrencës nga operatorë ndërkombëtarë dhe vendorë”, ka thënë Hoxha. Ai ka theksuar se Posta do të angazhohet vazhdimisht në rritjen e mëtejmë të besimit të qytetarëve në shërbimet e operatorit publik postar.

Përveç për shërbime postare, Posta është e licencuar nga BQK edhe për shërbimet e pagesave.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …