leoni

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarëve aktivë në FSK

Prej ditës së sotme 14 dhjetor 2018 Shteti i Kosovës e ka Ushtrinë e vet

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën u votuan tri projektligjet për Ushtrinë e Kosovës.  Prej ditës së sotme 14 dhjetor 2018 Shteti i Kosovës  ka Ushtrinë e vet. Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura. Ata  miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Fillimisht Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 106 vota për miratuan Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara. Këto tri ligje mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri. Me këto ligje parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …