Pren Marashi: Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës

Pren Marashi: Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës

Me rastin e 30 vjetorit të Ditës së Veteranit, ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi ka shkruar: Tridhjetë vite më parë, më 30 dhjetor të vitit 1991, forca të shumta ushtarake e policore serbe, rrethuan shtëpinë e Komandantit, Adem Jashari, në Prekaz. Pikërisht para tridhjetë viteve, u dukën shkëndijat e para të një lufte të armatosur kundër pushtuesit serb.
“Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme, i kanë ndërruar rrjedhat e historisë”.
Kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe luftën e shenjtë e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata që nuk luftuan dhe nuk morën pjesë në luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me siguri që nuk e dijnë rëndësinë e kësaj date.
Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo e cila kur ishin të gjithë të thyer dhe para dorëzimit që i tregoi botës dhe armiqve, se këto troje kanë dalazotës.
Të gjitha Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të vërtetë të luftrave çlirimtare, Urime Dita e Veteranit!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …