Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Padia kundër Fatmir Limajt është pasojë edhe e përçarjeve politike të krahut të luftës

 Padia kundër Fatmir Limaj, është edhe pasojë  e përçarjeve politike të krahut të luftës dhe akuzave të ndërsjella që i bëjnë strukturat e UÇK-së, njeri tjetrit tash e një kohe të gjatë, kështu ka deklaruar  veterani i luftës së UÇK-së, në Zonën e Dukagjinit, Pren Marashi, Komandant i Batalionit të Katërt i  Brigadës 138, “Agim Ramadani”. Në një deklarim për Radion Kosova e Lirë, ai ka shtuar se “ Dështimi i institucioneve që UÇK-në, ta përfshijnë në preambulën kushtetuese dhe lejimi i organeve gjyqësore ndërkombëtare që ta nënçmojnë deri në përbuzje UÇK-në, bënë që Fatmir Limaj dhe të tjerët të mos jen të sigurtë sa i përket luftës e cila është krenaria e mbarë popullit shqiptar. Duke akuzuar dhe kundërshtuar njeri tjetrin politikisht po de faktorizojnë luftën dhe po i japin mundësi që dëshmitarët e rrejshëm të jenë pjesë e përpilimit të aktakuzave ndaj çdo vlere kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …