Komuna e Prishtinës

Pres sot e deri më 27 korrik rruga “Luan Haradinaj” do të mbyllet për qarkullim

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se prej sot e deri më 27 korrik rruga “Luan Haradinaj” do të mbyllet për qarkullim. “Nga sot ,rruga ‘Luan Haradinaj’, fillimisht pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe Shkolla Amerikane e Kosovës (e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet  për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja ‘Termokos’”, thuhet në njoftimin e komunës.  Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj. “Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga ‘Garibaldi”’ do të jetë e hapur për qarkullim të plotë. “Transporti Publik, i cili e ka shfrytëzuar këtë segment rrugor do të qarkullojë në rrugën ‘Dritan Hoxha’, djathtas ‘Tirana’, vazhdon në rrugën e UÇK-së dhe anasjelltas”, njofton komuna. Komuna e Prishtinës fton qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …