Prof. Dr. Hakif Bajrami: GjENERAL XHELADIN GASHI (25. V. 1946- 21. III. 2005)

Prof. Dr. Hakif Bajrami: GJENERAL XHELADIN GASHI (25. V. 1946- 21. III. 2005)

Xheladin Gashi, komandant “Plaku” u lind në Bushat (ish-Komoran) më 25 maj 1946. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prishtinë më 1968. Studimet i vijoi në SHLP në Shkup, të cilën e mbaroi më 1973 në degën Biologji-kimi. Ishtei mësues në Nikaj e pastaj drejtor për të vazhduar punën arsimore pedagogjike deri në hyrjën në UÇK. Lidhur me këtë ka të dhëna se Xheladin Gashi ka qenë personalitet i shquar i Ilegales shqiptare , e cila ia ndryshoi kahen historisë shqiptare, duke u larguar ngadalë por me kujdes nga ideologjia dhe duke i ngjeshur armet, duke iu bindur adeteve dhe zakoneve iliro-shqiptare në luftën për liri. Në ilegalen shqiptare Ora e historisë ka rrahë më ngadalë se kudo në botë. Ajo rrahje ka qenë dhe do të mbetet më e sigurta dhe më e çmushmja në historinë botërore sepse prej saj kryesisht ka lind Ushtria çlirimtare e Kosovës, e cila e krijoi Epokën e NEO LUFTES..

Xheladin Gashin deri më 23 mars 1989, e njohim si arsimtar patriot, simpatizues dhe pjesëmarrës i demonstratve partiotike rrevolucionare të vitit 1981 e tutje. Në çdo shkollë ku punoi, nxënsit më tepër e njihnin si “historian” se sa si biolog, sepse gjithëmonë jetonte me tregime për heronjët e Drenicës, të Kosovës dhe mbarë Shqipërisë linguistike. Gjithnjë do t` i komentoj të gjitha demostratat si obligim për çdo shqiptar deri në fund të marsit 1989. Por në këtë kohë, patrioti,   Xhaladin Gashi, do të shpërthej: “Tash jemi mbështet për muri. Tash duhet ta thot fjalën e vet  fuqia e armës. Dhe do të filloi të ëndrroj se si do të dukej ushtar shqiptar në Malet e Berishës. Këtë ëndërr si anatar i hershëm i Lëvizjes, do ta realizojë me shokë shumë të cilët ishin të idealit dhe të sakrificës, gjithëmonë duke u bazuar në Programin Kombëtar të Adem Deamçit, Fazli Greçevcit e të tjerëve. Me këto ide do të bashkveprojë me: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Ali Ahmetin  e pastaj me Adem e Hamzë Jasharin, me Zahir Pajazitin, Sokol Bashotën, Lahi Brahimajn, Mujë Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Musë e Sahit Jasharin, Haki Drenicën, Bislim Zogajn e shumë të tjerë. Kjo shkollë patriotike do ta ketë për bazë atë thënjen e Adem Demaçit para hetuesëve: “Unë mendoj vetëm për shkatrrimin tuej”. Një kohë do ta drejtoi Komandën e  Zonës së Veriut e pastaj me urdhër të Shtabit të Përgjothshëm do të emrohet Komandant i Logjistikës për pjesën e Shqipërisë së Veriut. Prej Komandant “Plakut” shumë ushtarë do t`i marrin armet dhe udhëzimet për luftën e shenjët çlirimtare.

I influencuar nga vepra e Afrim Zhitis, Fadil Vatës, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, historiani që mirret me argumente nuk e ka vështirë të konstatojë se Xheladin Gashi,(Konadant” PLAKU”), ishte dhe mbeti ushtar besnik i legjendarit Adem Jasharit dhe famës homerike të UçK-ës. Duke u mbështet në Programin e çlirimit kombëtar (LRBSH) mësojmë se “Lufta jonë do të jetë e vështirë dhe e gjatë. Nuk ka rëndsi a do të na ndihmojë Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është dhe do të mebtet që lufta jonë do të çmohet patjetër si LUFTE E DREJTE nga qendrat e Fuqive të mëdha.Por faktori subjektiv është dhe mbetet vendimtar për çlirimin tonë. Prandaj ky argument kërkonte  ndryshojmë NE, pastaj do të vijë ndryshimi dhe qëndrimi i të tejrëve ndaj NEVE. Ky fenomen i NEO LUFTES, ndodhi gjatë viteve 19921999. E them me kompetencë profesionale se të gjithë promotorët drejtues të UçK-ës u ndikuan nga Programi i ADEM Demaçit. E vërteta çdo lçvizje nga viti 1964 fillon me prorositë dhe mësimet e tij. Po ky korife ken e kishte mësues. Pa dyshim se Hasan Prishtinën , Shaban Polluzhën e të tjerë të kësja shkolle ishin mësuesit, deri te Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Nga kjo shkollë, nga këto qëndrime që brumoseshin në ndergjegjen e shkollës patriotike, është edhe Xheladin Gashi, djali i demonstratve më 1968 nga Shkolla Normale e Prishtinës, arsimtari i shumë gjenratave nga shkolla e demonstratve ingenioze të viteve 1981-1997.

Nuk luftuam pëpr ndryshim të rregjimit në Beograd por ndryshim të kufijëve të padrejtë

Bedri Pejani duke e kuptuar në thellësi politikën koloniale të Fuqive evropiane do të shkruaj në shkallë profetike: “Evropa të kupton vetëm  kur i flet me fuqinë e grykës së pushkës”. Prandaj ne shqiptarët nuk luftuam 1992-1999, për ndryshim të rregjimit në Beograd, por luftuam për ndryshim të kufijëve të padrejtë që i ka vënë Evropa e e vjetër e Re. Këtu pra qëndron madhështia e të kuptuarit drejtë të Luftës UçK-ës, të luftës për liri nga Xheladin Gashi me shokë shumë, se pa fuqinë e armës nuk ka liri. Këtu qëndron fuqia e vënjës së firmës themeltare të UçK-s nga ana  e Xheladin Gashit me themeluesit tjerë. Çdo gjë pra pas 23 marsit 1989 kur në Kosovë okuopatori bëri një lloj puçi ushtarko– policor dhe kushtetues , pushon politika paqësore e luftës me mjete të njohura qytetare, me demonstrata dhe reagime të tjera demokratike. Me këtë datë fillon ETAPA e LUFTëS heroike , etapa e NEO LUFTëS për pavarsinë e Kosovës. Nga kjo datë çdo lëvizje paqësore ishte vetëm legjitimitet i okupimit për kohë të caktuar. Tash neevoitej të shndërrohet në doktrinë politike dhe ushtrake thënja e Adem Demaçit drejtuar udbashëve më 1964 se “ Mendoj vetëm për shkatrrimin tuej”.

Historikisht, atë ditë që xhakatarët e Beogradit, më 23 mars 1989, menduan dhe festuan “ triumfin” , po atë ditë shënuan fundin e perandorisë tyre xhakatare, shënuan inmemoriamin e e ëndrrave koloniale të tyre. Po atë ditë se menduan se e krijuan Serbinë homogjene dhe u hap rruga për krijimin e Jugosllavisë integrale në stilin e Naçertanisë, Serbia VDIQ në tavolinën e operacionit. Dhe është fat për shqiptar që Xhakatarët e beogradit do të metastatazojnë politikën e tyre koloniale kundër kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, sepse nga viti 1945 e deri më 4 korrik 1992 të gjithë ishin kundër shqiptarëve. Atë kthesë historike shumë patriotë shqiptarë e kuptuan me kohë dhe më 1991-2 do t` i kemi çelulat e para të UçK-ës, të cilave u takonte edhe Xheladin Gashi me shokë. Kjo etapë e luftës do të pengohet me të gjitha mjetet  brenda dhe jashtë Kosovës, nga të gjithë ata që nuk mund të ndaheshin nga e kaluara , nga robëria infantile, e cila u servonte para syve dioptrinë e frazave boshe, e premtimeve pompoze , plotë glorifikim socioromantik. Ta përkujtojmë vetëm Konferencën e Londrës më 1992 ku Kosova dhe robëria e saj as që u përmend fare. Ta përkujtojmë neogocimin e ndërmejtësit Gert ARENs, t` i përkujtojmë pREMTIMET POMPOZE dhe mashtruese të “Shen Exhidios” , ta përkujtojmë shkuarjen e një Delegacioni shqiptar në Beograd më 15 maj 1998, për të biseduar “tet a tet” me kasapin e Ballkanit!!!(I. R.:F. A.; M. B.; P. N.; V. S.). çka doli nga ai takim pas tragjedisë në Prekaz dhe tragjedive tjera, asgjë. Vetëm mizori dhe krime të papara. Shmëkush nuk e kuptonte se Kasapi i Ballkanit” e kishte përpluar Programin :

“ Do vasheg  ili nasheg istreblenja “.

Po, por, djelmoshat e Kosovës heroike nuk do të lakojnë shumë rrugë dhe do të i ngjeshin mirë e fortë armet për luftë çlirimtare, së pari në stilin e shkollës Azem Galicës, gjithnjë nga shkolla e Hasan Prishtinës. Ajo luftë në forma të ndryshme do të gjenreoi  nga  Epopea homerike e Prekazit, të Familjes  Shaban Jashari që tërë botës civilizuar i dha leksion se si mprohet liria e një kombi. Nuk ishte ajo luftë çështje familiare, por ishte enciklopedi botërore se çka mund të bëjë njeriu kur vëndosë të sakrifikojë çdo gjë për liri dhe kuazën univerzale të saj.

Shef i logjistikës në momentet më kritike të Luftës së UçK-ës

Xheladin Gasshi në fillim të vitit 1997 do të kaloi në ilegalitet për t` u vëndosë në Prekazin legjendar të Adem e Hamzë Jashirit, për të u inkuadruar edhe në eksionet e mëtejme të UçK-ës, së bashku me Mujë Krasniqin. Pas një qendrimi rreth gjashtë mujor do të trasferohet me detyrë në Shqiponjë dhe Gllogjan duke bashkverpruar me Shkelzen Haradinin, Naser Brahimajn , Myrtë e Sadri Zenelin. Në fund të vitit 1997 vëndoset me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm në Shqipëri me detyrë të drejtuesit të logjistikës. Në këtë detyrë do t` akordoi aksionet me pushtetin shqiptar si dhe me oficerët profesional të Ushtrisë Shqiptare. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupoatorit do të bashkpunoi ngushtësisht me oficerët e kompetent për veprime strategjike të mëtejme. E pra, Xheladin Gashi me plotë meritë e kishte graden e xheneralit të UçK-ës.

Shpallja e Luftës Serbisë nga Shtabi i Përgjithshëm i UçK-ës dhe alarmi në Romë dhe Paris

Të konkludojmë se më31 mars 1999, me Komunikatën nr. 151. Shtabi i Përgjithshëm shpallë MOBILIZIMIN (pikërisht në një vjetorin e Rrezolutës së KS. OKB. nr 1160, data 31 mars 1998), duke i shpallë njëheritLUFTE frontale Serbisë koloniale. Ky argument duhet të dihet në instancat ndërkombëtare. Në këtë kohë Xheladin Gashi (Komandnat PLAKU ), ishte në detyrë të shefit të Logjistikës. Urdhëresa e Shatbit Përgjithshëm i obligonte të gjithë shqiptarët . Lufta e UçK-ës mori kahje të hovshme për ta zgjuar nga indiferenca çdo liridashës, çdo shqiptarë. Prandaj politika e Serbisë u vu në alarm. Fuqitë ndërkombëtare do të gjinden në pozitë befasuese. Përnjëherë politika franceze dhe italiane e nxorrën nga ZYRET e tyre Programet për defaktorizimin e UçK-ës. Sipas dokumenteve mirë të verifikuara, nga 10 janari 1999: Vashingtoni, Londra, Parisi, Berlini, Roma dhe Moska do të nxitojnë me të shpejtë të gjejnë “zgjidhje” ashtu si ishin mësuar të bëjnë tregti me trojet shqiptare në Berlin (1878), në Londër (1913), në Versaj (1919), në Paris (1946), në Dejton (1995).

Projekti francezo-italian, do të vihet në tavolinë në Konferencën e Rambujesë. Aty do të ndrydhën e shtrydhën dy FORCA: ajo që përfaqsonte LUFTEN E DREJTE, forcën çlirimtare-UçK-ën, dhe ajo që përfaqsonte forcën e kompromisit , pacifizmin eklatant. Finalja e kësaj matje të muskujve në tavolinat e Rambujesë dihet dhe me te do të mirret e gjykojë drejtë historia, verdikti i saj. Për të triumfuar gjyqi i historisë ishte përckatuar me tërë qenjen fizike dhe shpritrore Xheladin Gashi, komandant “Plaku” dhe të gjithë ushtarët e UçK-ës.

Konferenca  e Rambujesë dhe qëndrimi i Xheladin Gashit

Në Rambuje do të gjinden dy palë në luftë kundërshtimesh. Jugosllavia e mbetur (Serbia dhe Mali i Zi) dhe viktima që quhet KOSOVë. Kjo ulje në tavolinë sipas parimit “lex legis”, shndërronte Kosovën në institucion të brabartë koplementar ndërkombëtar.  Kështu, “pazari diplomatik” nuk bëhej me Serbinë por me Jugosllavinë sepse J. ishte anatare e OKB-ës. Serbia, e aq më pak Kosova nuk ishin subjekte në OKB. Me rëndësi juridike për SHBA dhe për Mbretrinë e Bashkuar ishte që Jugosllavia dhe Kosova të neutralizohen si subjekte në kontestin e nivelit cilsor: dhunues –viktimë.Ky ishte labirinti që filozofia politike e Washingtonit dhe Londrës shënoi EPERSI gjithnjë duke e shfrytzuar një “kockë” shpresëdhënse për Rusinë që po e faktorizon Serbinë integrale si diktues të finales. Ishte kjo një fatamorganë që rrallë duken në nivele të tilla, ishte kjo një fatalizëm serb, për të mbetur të humbur dhe varr i “pagjetur”, për gjithmonë. Në këto “matje muskujsh”, më kujtohet deklarata e Adem Demaçit, pasi qqë u kthye nga Shupi, me që rast neve këshilltarëve të tij na tha: “ Ibrahim Rugova i kishte thënë Kukut të Londrës se do ta nënshkruej çdo dokument që e sillni , madje pa e lexuar fare”. (Deklarata e Kukut në Shkup , është ruejtur  nga vendasit si dokument i inqizuar. Ibrahim Rugova ishte i gatëshem për këtë pozicion në dokumentin bazë të 10 pikshit ku teksstualisht në pikën e parë thuhej se: “ Sovraniteti i Jugosllavisë mbi Kosovën nuk negociohet…”(përkthim i lirë!). Pikat tjera janë po të njetit qëllim se: 11000 ushtarë serbo-malazez mbesin në Kosovë për ta ruejtë rendin dhe qetësinë etj.

Po kush merrte pjesë në Rambuje : SHBA, BE dhe Kosova që kishin qëndrime evolutive të ndryshoi diçka pozita e Kosovës në Jugosllavi, pa e denominuar pozitën koloniale të Serbisë që po e fitonte. Në këtë “kodër” diplomatike merrnin tuyrr rusët dhe Millosheviqi për theqafje. Ata e kishin harruar Rrezolutën 1160 të 31 marsit 1998 të KS OKB, kaptinën VII, nenet 42 dhe 43 të Katrës së OKB-ës. Në lidhje me këtë, Serbia në këtë lojë muskush LINDJE-PERENDIM e kishte në gojë një “karotë” të kontaminuar që gjindej në “piatën” e Rrezolutës 1160. Serbia në vend se të ndergjegjsohet, ndëprmori  krime mizore në Familjen Jashari në Prekaz më 5-7 mars 1998 dhe mendonte se germat e Kaptinës VII të Kartës së OKB-ës do mbesin si çështje e përdorjes së “forcës së tepruar”. Diplomacia serbe dhe ruse nuk llogariten fare se Karta e OKB-ës , saktësisht Kaptina VII lejonte fuqinë e NATO-os që ta ndëshkojë çdo okupator eventual dhe shembuj të tillë kishin ngjarë nga viti 1953 e tutje. Pra shembujt iushin, vetëm duhej mësuar , por kush të mësoi për mirë nga neofashizmi  serb që ishte dehë mbi gjenocidin në Bosnje dhe prap ishte shpallë fitues në Dejton. Këtu dikund qëndron dioptria fatale e Millosheviqit për ardhmërinë e Serbisë tij homogjene dhe Jugosllavinë integrale.

Në Rambuje , në anën tjetër marrin pjesë : Rusia, Jugosllavia dhe Serbia si palë me qendrime konzervative , me parametra që ishin vëndosë më 23 mars 1989 në Prishtinë dhe më 28 mars 1989 në Beograd. Rusia, Jugosllavia dhe Serbia e traajtonin Kosovën si çështje të brendshme shterore  (Rambuje) prandaj Luftën e Drejtë të shqiptarëve e nominonin si KONFLIKT, që do të thot se konflikti mund të transformohet në një kontratë që të demokratizohet  kontesti i ndërkombtarizuar.  Me këtë Ibrahim Rugova llogariste se e kishte arritur qëllimin e daljes në” breg”, ishte ndërkombëtarizuar çështje e Kosovës dhe këtu pushonte epërisa e mendimit tij. Me këtë politikë , çështja e zgjidhjes së nyes Kosovare nuk e kishte asnjë sukese të siguruar. Bile nuk mbetej ma shansë se do të vihet në ndonjë truezë bisedimesh, sepse mbyllej “loja e pokerit”, me fitore të dhunuesit.

Për çudi nga Kosova do të gjinden në Rambuje subjektet: LDK-I. Rugova; LBD-R. Qosja; UçK- H. Thaçi dhe dy persona ishin “ftuar” si të pavarur. Njeri prej tyre, Veton Surroim madje do të nënshkruej Marrvesjen pa snjë të drejtë legale dhe legjitime , sepse  uk kishte bazë deleguese.(rregullative). Shkurt, ky njeri e lunte rrolin e “ndërtuesit” dhe “rr’nuesit” pa vetdije , por me skenar  të perendimoreëve karshi Rusisë. Ishte kështu , sepse Marrëveshja e nënshkruar në një gjykim eventual të pashmangshëm ndërkombëtar , vlera e Rambujesë do të hudhej në “plehun e historisë” . Legjitimisht Marrëveshjen nuk kanë guxuar ta nënshkruajnë katër (4)  “kosovarë”  e asesi Veton Surroi.  Ky njeri ishte për “naivët” dhe I. Rugovën  ndërtues i madhë, por për Thaqin dhe Qosjen deri në një masë rrënues i madhë. Këtë realitetin e fundit Washingtoni dhe Londra e kishin deponuar si “bombë të kurdisur”  për “lojën e fatit” të Millosheviqit me nënshkrim dhe për Rusinë si celebrim pa prift. E vërteta, diplom,acia Ruse e kuptonte se në këtë lojë “referi” ka akrduar penallti në favor të “kosovarëve “. Pa përvojë dhe pa teori diplomatike në kokë dhe në “xhep”. Po ishte fati që “penalltia” ishte akorduar, por “top” nuk kishte. Kush e shuton topin ishte caktuar nga Washingtoni se do të jetë Hashim Thaçi, aksuh tjetër, pra UçK-ja.

Në një moment , për të cilin nuk dua të falsë tash, “topin” e solli në pikën e bardhë, askush tjetër por Qernomirdini, Millosheviqi dhe Millutinoviqi, me vetdije se Hashim Thaçi , një i ri pa përvojë do ta huqë cakun?!. “Referi” këtë e priste dhe ekzekutimi i penalltisë nuk u bë pa e konsulktuar Referinë në Lublanë.Ndodhi çka ndodhi, kriminelët ddhunuesit e një populli e kuptuan dhe e merituan se pas 23 marsit 1989 arrinë 24 marsi 1999. Edhe më keqë, kasapi i Ballkanit do të privohet nga liria pikërisht në ditën e Vidovdanit (28 VI 2001), në Beograd, prej kah i kishte dhënë komandimet për gjenocid në Kosovë dhe gjetiu.   Historia lëvizë, për një monet fati i Kosovës u gjetë në kokën gjeniale të Xhorgj Bushit të RI më 10 qershor 2007 në Krujë , i mahnitur me pritjen që dinë ta bëjnë vetëm shqiptarët për miqët e sinqertë, prandaj ai tha: “ çKa është mjaftë , mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur”. Me këtë fjali rroli i atyre që nënshkruan në Rambuje , pa legjitimetet për SHBA-t merr fund . Këtu qëndron rroli filozofia e atij që ka :shkollim, ka përvojë, ka FORCE. Këtu qëndron përparësia e Hashim Thaçit në Rambuje i cili sa “mbyllë e qil sytë” u bë lider nr NJE, sepse e përfaqsonte FORCEN, e përfaqsonte gjakun e derdhur, që u bë ngjyrë për nënshkrimin e Pavarësisë Kosovës. Duhet pra të ndryshojmë NE shqiptarët , të gjithë tokë. Dhe sikur një shtepi që jemi “derën: e kemi në Prishtinë, për çelësin e derës ishte dhe është dhe nuk dihet se deri kur do të mbetet në Tiranë. E them këtë sepse Tirana më 1999 deshmoi se sado e dobët dhe e fuqishme që është , sado e varfur dhe e pasur që është, prpap mbetet çelësi i çështjes Kosovës. Këtë realitet e donte dhe e mësonte ngadal në Malësinë e Madhe Gjenral Xheladin Gashi.

Prap për Rambujenë.

 Në Rambuje kanë shkuar me ambicje të mëdha disa “shefa” nga Kosova. I pari ishte Ibrahim Rugova, i cili atë pozitë e kishte siguruar më 15 maj 1998 në Beograd , në zyrën e Millosheviqit.  Në Delegacionin e I. Rugovës ishin : F, Agani, M. Bakalli, P. Nushi, V. Surroi. Në delegacionine Millosheviqit sipas gazetës Politika ishin: Millutinoviqi, N. Shainoviq dhe një gjenral pa nishana që e njihte realitetin në Kosovë. E vërteta ky gjenral, nuk do të i prezentohet fare Delegacionit shqiptar. Arbitër pa prezencë për të dy palët në këtë tubim ishte pa dyshim “Shen Egjidio”, një organizatë e dyshimt e Vatikanbit. “Kumbar” për këtë tubim ishte edhe qevria italiane  me 50%, Vatikani me 50%, për t` u bërë në hapin e mtejmë hisedar i kryesor qevria franceze me 51%. Si dhe pse u bë Parisi ,tani për tani e dinë Qernomirdini (Moska), agjenti i Millosheviqit gjenralmajori Jovan Millanoviq dhe majori francez Pierre –Henri Bunel, oficerm ky që Millosheviqit ia kishte sigurauar të gjitha skicat e sulmit evnetual sipas Rrezolutës së KS OKB nr. 1160 nga 31 marsi 1998. Washingtoni dhe Londra në këtë “pazar” ishin “dhëndër pa nuse”, po thuej se nuk dinin prapaskenën fare. Në këto rrotullime politike, në Rambuje , gjithnjë sipas dokumenteve Veton Surroi kishte shkuar me ambicje solide se do të bëret prijës numër një. Këtë post terthorazi ia kishte premtuar punëdhënsi –Lonrda (m. p. j.zotri Kuk ).Këtë qëndrim Kuk e majti deri sa e futi brenda mureve të rambujesë, pastaj çështja mori kahje nga Fuqia nr. NJE.

Rexhep Qosja në Rambuje kishte një ekip solid, prandak ka shkuar me ambicje serioze , duke llogaritë në “lojën shtesë” pa dijen e etij , pas 90 minutshit. Kjo lojë diplomatike nuk ishte llotari, por ambicje reale politike nëse do të përkrahej nga lojtari që do të shndërrohet në lider , jo që kishte punëdhënës , jo që mendonte se e meriton , por vetëm ekskluzivisht  pse pas fuqisë së UçK-ës qëndronte SHBA-ja si promotore e demokracisë në botë dhe si falmaurtare që ta afrojë të majtën shqiptaere dhe si të afruar ta shndërroi në platformë të djathtë të mesit ideal në socialdemokraci sepse në atë pozitë ishte Gjermania , forca e padukshme që vetëm vuloste, por nuk nënshkruante për fatin e Kosovës. Kur jemi te ky faktor, nuk duhet harruar se punëtorët shqiptar që ishin në Gjermani ishin finasuesit kryesor të UçK-ës dhe këtë fakt e dinin Berlini dhe Washingtoni. Prandaj…

E vërtea do të më thot gjenral Xheladin Gashi në Akademin “Hamëz Jashjari” në Prishtinë se “ Rambujeja ishte arena e parë kur Perendimi de jure po e shnonte përparsinë e shekullit para muskujve të Rusisë. Jugoslabia dhe Serbia për Rusinë ishin vetëm një bujashkë e ndrydhur , kurse për SHBA një lbarator ku do të provohen armet e fuqisë së rendit të dytë, në stilin e doktrinës NEO LUFTE. Në këto kordinata politike dhe ushtrake vetbesimi i tepruar apo inferioritetti i konvertuar i shqiptarëve ishte çështje që nuk i dihej emruesi  i përbashkët i thyesave , ku duhet të shihet rrezultati. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë për Kosovën fillonte një epokë e gjatë zymtishë për pavarësi, sepse Lufta e UçK-ën , ç` është e verteta në Kumanovë më 9 qershor 1999 nuk u praniua si palë ndërluftuese, si palë e barabartë”.

Çka është NEO LUFTA 24 mars-10 qershor 1999 për gjeostrategjinë botërore?

Delegacioni i Jellcinit në Rambuje përbëhej prej pesë personave, Tre prej tyre , thuhet se ishin të “padukshëm”. I tërë ky delegacion luante rrol dytësor, por që kishin dëshirë të hyjnë në aksion nga këndet e “vdekjes”. Perendimi për ta çvlerësuar këtë delgacion të Moskës kishte një makineri të tërë kuadrosh, sepse ishte i përgatitur me kohë. Prandaj filluan të “gjuajnë” në cak, duke e quajtur S. Millosheviqin “kasap të Ballkanit”, me të drejtë. Njeri nga delegatët rusë, do të veprojë me shpejtësi para Konferencës dhe për balansim eventual do ta quaj Adem Demaçin “Fyrer i shqiptarëve”. Kjo do të thot se rusët dhe serbët e kishin nëplan të gjërë sulmin ndaj shqiptarëve në përgjithësi. E vërteta, rusët me naivitetin e “superfuqisë” nuk e kuptonin se S. Millosheviqi me mizoritë e tijë ndaj shqiptarëve, po i jepte Perendimit-NATO-s adutin kryesor për ta fituar një pozitë që është fitimtare në tërë rruzullin tokësor. Aksioni i tyre do të kodohet (ai i bombardimit eventual, gjithnjë sipas Rrezolutës 1160) si aksion HUMANITAR. Në këtë pozicion NATO e priste shansin e “eksperimanetit “ të shekullit, për t` u deshmuar se është Aleancë për t` i mbrojtë subjektet që rrezikohen nga ekzistenca. Me këtë kategorizime topi kishte dalë në fushën e vërtetë. Tani duhej për ta fituar lojën aftësi fizike, psiqike dhe intelektuale, duke ia ndajmathë përvojën forcës së raketave. Lufta “eksperiment” do të zgjatë 79 ditë dhe do të kushtojë 81 miliardë dollarë.  Kjo shumë për testimin e “eksperimentit” ia vlente të hargjohej sepse mori emrin internacional “intervenim humanitar”. Në lidhje me këtë ne nuk e potencuam se kur filloi loja dhe pse filloi. Por duhet të theksojmë se UçK nuk e kishte përkrahjen e Ushtrisë tokësore sepse po të ishte në atë rrol, do të ishte prezente në Kumanovë , aty ku më 9 VI 1999 Oficerët e S. Millosheviqit e nënshkruan kapitullimin. Por jo pa profite, sepse më parë në KS OKB u aprovua Rrezoluta 1244.

Për disa personalitete që ishin në Rambuje

Mizoritë e okuopatorit pra dhe gjatë bomardimve të NATO-s do të kuptohen dhe lexohen në disa qendra të fuqisë, sidomos në Moskë me germa mprapsht. Prandaj ne gjithëmonë do të u themi: Kur shqiptari u mbështet për muri, Me lot të qaj filloi dhe guri, Mos loto i tha Flamuri, Nuk dorëzohem për të gjallë,Bashk me UçK-n jemi në ballë.

Pak diplomaci! Pse u zgjodhë Hashim Thaçi kyesues i delegacionit shqiptar në Rambuje?. Në kuvende të tilla gjithmonë maten muskujt dhe për atë garë duhet plotësuar tri kushte: duhet pasë shkollë; duhet pasë përvojë, duhet pasë forcë. Hashim Thaçit u vlersua në Washington, se i mungonte përvoja. Dhe Washingtoni pa ekivoke politiko diplamtike e donte Kosovën të lirë dhe kishte Projekt rezervë nga ai i francezëve dhe italianëve,prandaj dëshironin që faktorin e përvojës ta mbulojnë me një konsultim me Adem Deamçin në Lublanë. Çka i tha M. Ollbarjt Adem Demaçit, është çështje esenciale për historianin, për luftën e UçK-ës, që gjykon drejtë. Diplomatja me përvojë Adem Demaçit i tha:“Serbia është e fortë dhe ju vret e ju shkatërron”. Ky qëndrim diplomatik duhet të kuptohet se është matje pulsi për bashkëbiseduesin.  Adem Demaçi e kuptoi drejtë duke i thënë shumë miqësisht: “ Ne i çmojmë përpiekjet tueja …Në çoftë e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin , por ne nuk do t` i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve . Ne, nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë…  Nuk e kemi nisë luftën për të provuar se a mund të fitojmë , por e kemi nisë LUFTEN për  fituarNuk heqin dorë nga lufta përliri”. Prandaj, konkludoi se Xhealdin Gashi, Komnadant “PLaku” me tërë qenjen i takonte kësaj shkolle të luftës për liri kombëtare.

Në memoaret e saj Madlin Ollbarajt, më vonë, do të shpërthej me sinqeritet se ajo bisedë me Deamçin: “Kishte qenë  rrënqethsja  kish provuar ndonjëherë  jetën e saj”. Historikisht Adem Demaçi foli atë që e mbronte UçK-ja në fushat e betjes, në të gjitha trevat e robëruara të Kosovës, ate që e mbronte Gjeneral Xheadin Gashi me dejmtë dhe vashat më të nderuara të Kosovës dhe mbarë Shqipërisë.

E pra, Gjeneral Xheladin Gashi, Komandant “Plaku”, ishte njeri i luftës së drejtë , patriot i sakrificave , ushtar dhe oficer, organizator i Shkollës Prekazit, Drenicës, Kosovës, dhe, gjithë Shqipërisë deri në fitore. Dhe pse mos të quhet gjenral :Xheladin Kosova, Xheladin Presheva, Xheladin Tetova dhe Xheladin Shqipëria, sikurse vlllau i tij prej armesh dhe xhakut, Gjeneral Tahir Sinani.Pas mabrimit të luftës në Kosovë Xheladin Gashi do të gjindet në pozitën e zv. Ministrit të rendit. Pas zgjedhjeve lokale do të gjindet një kohë nënkryetar e KK të Drenasit e pastaj drejtues ei Shoqatës  “Miqët e TMK”-ës.Vdiq më 21 mars 2005. Lavdi veprës jetësore të Xhealdin Gashit; Lavdi deshnorëve, lavdi UÇK-ës.

16 mars 2015

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …