leoni

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë komb kosovar

Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhet të shpallet e pavarur dhe sovrane, pat shpërthyer kryetari amerikan, XORXH  W. BUSH më 10 qershor 2007 në  Shqipëri. Çka është mjaft, mjaft është, nuk ka “komb kosovar”, argumenton Kushtetuta e Republikës Kosovës. Pas çlirimit është krijuar një serë konceptesh politikaneske si rezultat  e injorancës profesionale që të krijohet një hibrid “komb” që quhet “Kosovar”. Kanë dalë shumë shkrolagji dhe jo vetëm që po e përdorin dënueshëm këtë term, por edhe po ftojnë kombin të mendojë si mendojnë me turr  ata, të gjithë që janë të kësaj shkolle rankoviqiste,  pa dallim.

Kur është formuar kombi shqiptar, nuk do të shkruaj kësaj radhe, por po i udhëzoj  pa pretendime diktati që ta lexojnë studimin e Akademk Kristo Frashërit, për Kombin shqiptar, studim ky i botuar para disa viteve. Historia e Kombit shqiptar është shumë e dhembshme dhe për te dhe në te, më së shumti janë fërkuar çarqet para fashiste, fashiste dhe post fashiste serbe, të ndihmuara nga Rusia dhe jo vetëm kjo. Gjatë shekullit XIX dhe XX institucionet serbe dhe jugosllave më vonë, disa herë i ndryshuan normat civilizuese dhe Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare i quanin ALBANCI, ndërsa ata të Shqipërisë Kontinetale ARBANASI. E bënin këtë në letërkëmbimet diplomatik për të “dëshmuar” se ky komb që e fliste një gjuhë, e kishte një histori plotë luftëra për liri, diku me fitore e diku me humbje, por ishte histori që frymonte shqip, lëvizte vargoj gjaku shqip. Për ta “vulosur “ tezen e tyre “Albanci” dhe “Arbanasi” tellallët  që këmbenin letra me diplomatë të karrierave aty kah gjysma e shekullit XIX vërshuan Evropën sidomos me informata se: “ Albanci” dhe “Arnanasi” , “nuk kuptohen në mes veti sepse falsin dy gjuhë”. Kur i doli kësaj propagande boja, sepse erdhën shumë misionarë të huaj, atëherë shkolla e “Naçertanisë” e shpiku se këta ARAUTET flasin shqip por kanë dy dialekte.

Erdhi koha e mes dy Luftërave botërore. Kosova quhet në dokumentet sekrete shtetërore “Nasha Irska”. Por shqiptarët që jetojnë në te serbianët i quajnë ALBANCI.

Gjatë Luftës dytë botërore termi “kosovarë” nuk është i popullarizuar fare në politikë. Por, pas viti 1945 Shqiptaët nga establishmenti politik titist do të NDAHEN në dy grupacione: Në ALBANCI e që janë Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe SHIPTARI e që janë Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale. Kjo terminologji do të valorizohet disi pas vitit 1966 dhe në të dy Shqipëritë ( bregdetare dhe kontinentale) për sllavët ne jemi ALBANCI. Pas viti 1989 “topi” kthehet në pozicionet Albanci-Shiptari, krejt me qëllim për ta na ndarë se nuk jemi NJE, se nuk kemi të drejtë të jemi një. Lufta jonë çlirimtare si unikat në Evropë 1992-1999 është zhvilluar me fondamentin se ne luftojmë si Shqiptarë, se ndihmën kryesore e kemi nga Shqipëria MËMË. Ky fakt është aksiomë dhe nuk kemi asnjë fije frike që ta themi dhe nuk do ta fshefim kurrë as prej nostalgjikëve titistë, as prej prepotentëve evropian.

Tani po përqendrohem në temë. Me KUSHTETUTEN e Kosovës së vitit 2008, Prishtinë, që ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 , NUK KA KOMB KOSOVAR. Dhe , me që nuk ka çdo njeri që e keqpërdorë këtë term, ai bën vepër antikushtetuese, bënë vepër penale, aq më parë kur propagandon diçka antinjerëzore, anticivilizuese. Për ta vërtetuar këtë po e citojmë Kushtetutën në të cilën në asnjë vend, në asnjë nen apo aline nuk e dënon termin “Kosovar”. Neni 1. Thotë tekstualisht: “ Republika e Kosovës është shtet i pavarur , sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Në vijim , alinea 2: “ Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet…”. Neni 2: “ Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën….” . Neni 3. 1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike , me respektim të plotë të sundimit të ligjit , përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”. Ma gjeni diku në Kushtetutë termin “KOSOVAR”. Nuk figuron askund. Prandaj leni ëndrrat e shkuara në histori dhe mos u merrni me kotësira.

Le të zhvillohet Kombi shqiptar ashtu si duhet të zhvillohet, por mos dilni e ta kritikoni EDI RAMEN, që ta mbrojë KOMBIN E VET aty ku duhet dhe ku vlon uji në akull. Ju shkrolagji nëpër gazetat e juaja dhe portalet e pista, një ditë do të turpëroheni se kujt i keni shërbyer. Kësaj radhe vetëm po u përkujtojë se GJUHA me normë letrare është kapital shkencor i kombit dhe ëndrrat në “toskë e gegë” mundeni t` i gjeni në përdorim por jo në shkencë kurrë ma. Sa i takon Edi Ramës, më duhet si historian të ia japi një këshillë se politika e tij NUK duhet të i ngjajë ndërtimit të “Urës së shenjtë”, sepse Ai mundet të ndërtojë ditën, por Vuçiqi po rrënon natën dhe ditën. Edi Rama duhet të mos zemërohet në disa analfabetë që na servojnë qe 17 vjet kozmoplitizëm evrpoian. Se çka është kozmopolitizmi tregoi mos aprovimi i Kushtetutës së BE-es dhe brexi anglez. Shqiptarizmi në Kosovë do të jetë gjithnjë e ma i fortë. Ata që kanë ble diploma në Wjenë e gjetiu…, me punë të pista, një ditë do t` i zbulojnë vet padronët, sepse diçka kanë deponuar nëpër arkiva, me porosi që mos të hapen për një kohë!!! Faktet flasin vet kur po provojnë të avansohen në “baballarë të kombit të ri”, që një ditë do t` u dali kancer i kufizuar që vlen vetëm për kokat a tyre të mykura . Ore mjaftë na u kanë kërcnuar se : “Po e folni gjuhën e Enverit”. Tani nuk do të ju durojmë ma, ore mejrana , lexone KUSHTETUTEN e Kosovës, nuk ka term “kosovar”. Shtetas të Kosovës PO, “komb kosovar” kurrë, as nuk ka pasë , as nuk do të ketë.

Në fund nuk dua të thellohem mëtej, por janë nja gjashtë referate të kohës titiste, kundër gjuhës letrare dhe kundër NJEJTESISE standarde të Gjuhës së Kombit Shqiptar.  Ato referate ose po i kopjojnë  këta shpikësit e “kosovarizmit” ose janë të paguar të mjegullojnë për ju shpikës të “kombit kosovar” mendoni, sepse po “mendoni” se nuk i ka askush dokumentet e tilla antishqiptare, por nëse ka nevojë mund t` i zbulojmë. Por, pastaj ju nuk keni as vend për varr. E, nëse keni vend këtu nuk ka dert, Beogradi ju pret krah hapur, dhe “miqësisht” si Esat Pashën dhe shumë të tillë.

Tirana është krejt e natyrshme të kujdeset gjithmonë për Kosovën. Ajo u kujdes si askush më mirë në botë më 1998-1999. Por nëse krijohet “kombi kosovar”, duhet të dihet se ne shqiptarët me qëllim po duam t` i denacionalizojmë edhe pakicat që jetojnë në shtetin e Kosovës. E një orvatje e tillë është antikushtetuese, pra nuk do të lejohet nga ata që na kanë ndihmuar. T` i ndihmojmë par Veti të mos bredhim sepse jemi Shqiptarë të gjithë pa dallim rajoni.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …