Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Programi: Milosheviq-Sheshel-Arkan, për t’ i shfarosur shqiptarët II

Sipas Programit Millosheviq-Sheshel- Arkan- Daçiq, Vuqiq, edhe pas vitit 1945, ishin djegur 65000 shtëpi sllave në Kosovë. E ku kanë ndodhur ato nuk ka  asnjë burim për be nuk mund të gjindet, madje as nga Diktatura ushtrake gebelsiane e 8 shkurtit 1945. Dhe ai dëm  qenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer shqip kjo do të thotë se vetëm terrori Serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas progarmuesve, shqiptarët i paskan grabitur 55000 hektarë tokë të serbëve. Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive serbiane. Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngjarë këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdo kend, nuk paska mundur ta dine?!!!.

Sipas Programit në Kosovë jetuakan 1,665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, dhe 285 000 serbë, ose 17 %, Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsisë më 1991 e ku në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191. 216 serbë.

Duke i pasur këto shifra, prapë përpiluesit shtrojnë pyetjen si: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferën e luftës së qengjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË MADHE”? Kjo u vërtetua më 1998/99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar si Toplica (Mos lexoni asgjë tjetër, por vetëm dokumente serbe, e ato flasin vet), Dhe përgjigjen se : “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994) sikurse Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët”?, shkaqet, programuesit e serbizimit Kosovës I gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia do  t` i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garancion nga Fuqitë e Mëdha, Shqiptarë jetojnë mirë në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i  tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi. Edhe kjo varfëri e skajshme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej.

Çka sugjerojnë programuesit e shfarosjes shqiptarëve

Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbian dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shenjtë serbiane (1994/5).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar.

Për ta krijuar realitetin e ri, për t` i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numërojnë detyrat e tyre: 1. Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, do t` i largojmë shqiptarët emigrant, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë, duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-ës. 2. Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbia, duhet t` I DREJTOJMË ose për në Shqipërinë Bregdetare ose në Maqedoni. Kjo do të thotë, se është detyrë e pashmangshme t` i shpërngulim 465000 shqiptarë. Në pronat e tyre, do t` i sjellim serbët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serb nga Kroacia, duhet t`i sjellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është djegur. Nuk e thonë me fajin e kujt. Jo vetëm këta fatëzinj që vet i kishin kthyer në fatëzi, me slloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”.Pra në kushtet e reja, duhet në shtëpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetëformues serbian. Me pavlerësimin e kontratave mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.

Në vijim duhet ta matim token në përgjithësi. Duhet të krijojmë libra të ri kadastralë dhe duke i asgjësuar librat e vjetra, duhet krijuar librat e posedimit të ri, duke e matur token me një fushatë politike shtetërore, krejt me qëllim që Kosova të serbizohet.

Programi parasheh se do t` u merret prona shqiptarëve përmes gjyqeve, duke i vënë një pjesë të shqiptarëve para nivelit që duhet ta lëshojnë Kosovën. Paralel me këtë akt gjyqësor lidhur me pronën tokësore, shqiptarëve do t` u merren banesat dhe vilat që i kanë ndërtuar në vendet turistike. Në vijim do të ngrihet ligji për shembjen mureve rreth shtëpive, të shqiptarëve. Do të burgosen në vijim të gjithë drejtuesit e partive politike shqiptare, duke i shpallur organizatat e tyre armiqësore. Kështu do t` i afrohemi objektivit, që ta zvogëlojmë edhe më tej numrin e shqiptarëve duke e sjellë në 44%.

“Çka të bëjmë edhe më konkretisht” është titulli i programit në vijim

Duke u bashkuar në një front si kurrë më pare, do ta gjallërojmë sektorin privat serbian, duke krijuar sipërmarrje të vogla, duke krijuar punëtori, ferma bagëtish dhe të derrave. Për këtë qëllim do të ndërtohen 3000 objekte punuese në sektorin privat. Në çdo objekt do t` i punësojmë nga 50- 80 punëtorë. Kjo do të thotë, programojnë nxënësit e ideologjisë Gebellsit, se do t` i punësojmë 250 000 persona sllave, që janë të ardhur nga Kroacia. Në këtë drejtim, do të krijohet edhe një beneficion për të gjithë ata oficerë që kanë shërbyer në Slloveni dhe Kroaci dhe kështu Kosova do të sigurohet si vendi më i militarizuar, ku shqiptarët as zogjët e qiellit nuk do t` i shohin kah vijnë, deri sa ta pranojnë Serbinë, derisa të shpërngulen dhe deri sa të konvertohen.

Për ta arritur sigurimin e këtij objektivi kombëtar serbian, vijojnë programuesit, do t` i ndërtojmë 100 fshatra të reja në 13 komuna. Çdo fshat i këtillë do t` i ketë nga 1250 banesa (shtëpi), ku do të zhvillojnë jetë normale 5000  banorë. Në çdo fshat do të themelohen nga 30 sipërmarrje të vogla, ferma, ku do të punësohen 2500 punëtorë. Çdo fshat i tillë do ta ketë shitoren, ujësjllësin, kanalizimin, telefonin, rrugën, shkollën, shtpi kulture, ambulantën dhe kishën. Në këtë trasformim parashohim t` i sjellim në punë 125000 persona, të cilët do t’i  ushqejnë 500 000 banorë aktiv.

Si të finansohet ky projekt, pyesin autorët neofashistë më 1994

Kriza finansiare në Serbi, nuk lejon të arrijmë këtë nivel ideal. Por ne do ta realizojmë duke larguar shqiptarë nga Kosova, e duke i ndihmuar këtij plani me faktin se çdo person që punon jashtë duhet t` i investojë nga 1000 dollarë, duke i ngritur me ato para 100 fshatrat e reja. Për këtë propozojmë që të themelohet një bankë e përzier, që do t` i finansojë punët e ekspertëve argrar dhe ideor. Në këtë aspekt për t` i larguar shqiptarët nga pronat duhet me çdo kusht t` i detyrojmë të shkojnë ushtarë me obligim, aq më parë kur tash në Bosnje lufta mbaroi, dhe me të gjitha mjetet duhet ta mbulojmë Kosovën, për ta renditur në thumb, pastaj Maqedoninë bullgaro-shqiptare”.

Për realizmin e Programit, Kuvendi i Serbisë do të sjellë këto ligje bazike:Ligji për lirim nga tatimi për 3 vite për çdo sipërmarrje dhe punëtori   të re, që është pronë e serbëve të ardhur nga Kroacia; Ligji për qytetar të jashtëm, ku do të dihet kush është qyetarë i Serbisë; Ligji për stimulimin e natalitetit”. (Ideator të Programit: Sllobodan Millosheviq kryetar, Ivica Daçiq sekretar general I SPS (Socialistiçka Partia Serbie); Visllav Sheshel kryetar, Tomisalv Nikolliq- nënkrytar, Dr Nikolla Popallashen- nënkryetar, Maja Gojkoviq- nënkrytar, Ranko Dujiq- nënkryetar, Açim Vishnjiq- nënkryetar, dhe Aleksander Vuçiq -sekretar gjeral I Partisë Radikaale Serbiane (Srpska Radikalna Stranka); Zhelko Rzhnatoviq- Arkan kryetar i Partisë Bashkimit Serbian (SSJ).

Programi e kishte një aneks, që në veti ngërthente këto udhëzime: 1. Me rrahë shqiptarë në vende publike, sidomos ditëve të pazareve, por edhe në dasma nëse vërtetohet se nuk kanë armë; 2. Me i privuar shqiptarët nga liria dhe në burgje duhet ta ndiejnë peshën e pushtetit Serbian; 3. Të gjithë shqiptarët që tregtojnë me tregtarët serb, duhet rëndërtuar haraçin me deviza; 4. Ata shqiptar që kanë shumë pasuri  e janë të lidhur me firmat kroate dhe sllovene, duhet në çdo hap të përcillen; 5. Intelektualët kulminantë shqiptarë duhet të merren në pyetje dhe duhet të kërcënohen; 6. Duhet ta përhapim propagandën se shqiptarët e rëndomtë janë të kënaqur duke i reklamuar nepër televizione shtëpitë e tyre të bukura, të cilat synohet një ditë të konfiksohen; 7. Pushteti duhet të lidhet me kishën dhe qendrat tona të emigracionit, me qellim që të ralizohet qëllimi final i serbizimit Kosovës”.

Pse qarqet kriminale serbe e krijuan këtë program?

Serbët gjatë shekullit XIX Serbianët e krijuan KONCEPTIN e MEGALOMANISË. Gjatë shekullit XX u krijua jugosllavizmi dhe ky jugosllavizëm sot e irriton serbët ( e deri më 1992 e lavdëronin deri në kupë të qiellit-Hb) sepse në krijimin e këtij koncepti që ma së shumti punoi për te Mbreti Aleksander, serbët njëherit “krijuan” edhe dy fise tjera në fvor të njetit emër Jugosllavë (Sllovenët dhe Kroatët-hb) që në fun dtë shekullit do t` ua kthejnë armen seriozishtë, edhe pse nuk e kishin për here të parë. Së dyti serbomdhenjët e kritikojnë komunizmin, sepse nuk ua siguroi integralizimin dhe homogjenizimin e sllavëve për t` u konvertuiar të gjithë në Serbianë. E vërteta e tërë ajo hallakamë ideologjike dhe prkatike e Jugo-versajit dhe jugo-avnojit, shkoi në plehun e hsitorisë, sepse me megalomani ishte krijuar dhe me vargojë krimesh shkoi në “jogurt revolucion”.

Të gjitha krimet serbe 1995-1999 ishin rezultat i këtij Programi neofashist

Ja faktet: E trimëruar nga megalomania Jugo-serbia gjatë viteve 1981-1999 i krijoi 755 000 dosje hetuesie për shqiptarë; i dëboi  mbi 1 000 000 shqiptarë nga trojet e veta,  gjatë luftës së UÇK-së vrau mbi 13 000 shqiptarë civilë; i rrënoi 140 000 shtëpi banimi me të gjitha objektet përcjellëse; I krijoi 600 varreza masive; I rrënoi 400 xhamia të mëdha dhe të vogla; i dhunoi 20 000 femra (shiqo: Hjumens rajhs voç); shkatrroi biblioteka private dhe institucionale me një vlerë të madhe civilizuese. Sidomos, disa dokumente të Arkivit të Bashkësisë Islame të Kosovës nga shekulli I XIV-të ose u grbitën ose u dogjën për mos me u ditë realiteti shqiptar në Dardani deri në shekullin XIV-të. Në fund të shekullit ( pikërisht më 27 V 1999 pushteti dhe kisha Serbiane  provuan që në Beograd të krijojnë një uniatizëm religjioz, për ta kthyer krimin në diçka religjioze, për ta mbuluar çdo krim me një afianizëm kishtar, se me Serbinë po bashkëpunojnë të gjitha kishta krishtere, pa mëkate”.

Pas nënshkrimit të kapitullimit të makinerisë vrastare serbiane në Kumanovë më 9 VI 1999, të gjitha njësitet paramilitare (ishin nja 26 njësi, të përbëra prej kriminelëve në zë si: Arkan, Dragan e tetë rusë, katër drejtues qetash kriminale ukrainas, dy bellorus, dy rumunë, 2 zvicëran, 11 italian,6 austriakë e madje edhe 1 hebrej), të gjithë deri sa u larguan jashtë kufijve të Kosovës, do t` i marrin me veti gati të gjithë serbianët peng, që ishin ardhur nga Kroacia ( e numri i tyre nuk ishte i vogël), si sigurues civilë deri nja dy kilometra andej Merdarit dhe kufirit në Magjistralen e Ibrit dhe në Lindje kah Bujanoci. Ama të gjithë Serbianët e MAARUR PENGË SI ROJE TRUPORE të qetave terroriste serbe, sipas një shënimi që ka mbetur në Arkiv nga kriminelët: Zoran Angjellkoviq dhe Velko Odalleviq, atyre Serbianëve që ishin në traktorë dhe vetura të garbitura, kurse mercenarët ishin në makina dhe autobus të grabitur, do të u thuhet: tash kthehuni prej kah keni ardhur, pra kthenu mbrapa. Me që ata nuk iu binden urdhrit, një pjesë e jo e vogël do të ekzekutohet prej tyre, një pjesë e popullit të manipuluar do të shkojë për Serbi, për t` i lajmëruar pushteti serbian më tutje si popull që “janë detyruar të arratisën nga shqiptarët”.

Shtrohet pyetja: Ku gjendet Arkiva e 3500 anëtarëve të Shërmimit Informative dhe Kontrainformativ Serbian që veproi  në Kosovë më 1999, ku ata do ta kenë shënuar çdo ndryshim që është bërë në trevat e kolonizuara. E persona të tillë ka sot nëpër enklava dhe të atillë që kamuflohen dhe enden madje edhe nëpër Prishtinë. Këtë realitet duhet ta hulumtojë (hetoj), dhe gjykojë Gjykata Speciale me seli në Hagë, e jo të merret me kurdisje dhe intriga kriminale serbiane, të cilat janë të njohura qe dy shekuj, pa ndërprerë.

 

Më 11. 12.  2018 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …