Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! I

Prof. Selver Islami: Lëvizjet çlirimtare në mes realitetit, sinqeritetit, imagjinatës, fantazisë, improvizimeve dhe falsifikimeve! III

Me ketë rast, në vitet e 1989-90, filloi një lloj liberalizimi në tërë Jugosllavinë, dhe u liruan të formohen parti të ndryshme politike. Të dielën me 22 dhjetor 1989 pas kremtimit të ditës së JNA-së ,të nesërmen ditë e hënë me 23 dhjetor, një grup intelektualësh që të gjithë pasi ishin ngopë një kohë të gjatë me librezën e LKJ-së në xhep dhe duke ngrënë dhe pirë në koshin e LKJ- së, i, hodhën ato libreza dhe, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK-në duke e regjistruar në jurispodencën e Beogradit. Tani të gjithë anëtarët e LKJ-së ku Atdheu ynë kishte mbi 180 mijë dhe familjet e tyre kishin të drejt ti hudhin librezat e LKJ-së dhe të pajisen me ato LDK- së. Por disi më ndryshe, deri sa partia Kroate HDZ-ë kishte formuar degët e veta nga Zagrebi e deri në Janjevë të Kosovës, Lidhja Demokratike duhej të kufizohej vetëm në Kosovën e AVNOJ-it, ngase ashtu ishte tkurë kërkesa më parë nga Lëvizja për republikën Shqiptare në Jugosllavi në Lëvizjen për Republikën e Kosovës .

Tani në Kosovë u zgjodh i pari kryetar ish komunisti jugosllav prof. Dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe pse kishte humbur atin dhe gjyshin nga okupatorët e LKJ-së ky, prap kishte rrëshqitë lezetshëm në radhët e kësaj partie fashiste, duke u bërë i pari në kryesinë e shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, e në emër të kësaj shoqate duke e dënuar ashpër

nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar në vitin 1981.

Po pse askush nga historianët, analistët, studiusit apo dijetarët e Atdheut nuk e shpjegoi e sqaroi kurrë deri me sot se ku, në cilin front, apo betejë apo kryengritje ranë Ukë Rugova dhe Rrustë Rugova, babai dhe gjyshi i Ibrahim Rugovës , kjo është shumë interesante.

Prandaj më lejoni të shpjegoj rastin e vërtetë sipas dëshmisë së një këngëtari të rrafshit të

Dukagjinit i cili jetoj afër 85 vite, Sali Sadikut….;Pasi trojet shqiptare u ripushtuan ushtarakisht nga Serbia e Mali i Zi,me ushtarë çetnik e drazhistë ,para syve të Sinan Hasanit, Mehmet e Fadil Hoxhës, Kolë Shirokës, Ali Shukrisë e shumë të tjerëve. Në qytetin e Istogut ishte një objekt që quhej kulla e popit në formë burgu, brenda objektit mbyteshin shqiptarët me çekan, nënë zhurmën e daulles, nga çetnikët serb e malazez, kjo kullë si roje apo gardian burgu kishte të gjithë shqiptarë e në mesin e tyre ishte roje edhe Ukë Rugova babai i Ibrahim Rugovës.

Në një mëngjes kurë kishte krye ndërrimin e natës si roje në “Kullën e Popit”, duke i ruajt shqiptarët që pritnin në radhë vdekjen me çekan, Ukë Rugova duke shkuar rrugës për në shtëpi ne mes të rrugës i takon një grup xhandarësh serb ku kishin lidhur dorë për dore 10-12 shqiptar qe i kishin mbledhur për t‘i dërguar në kullen e popit për ti mbytur më vonë, në mesin e ati grupi ishte edhe Rrustë Rugova babai i Ukë Rugovës. Meqenëse Uka njihej mirë me xhandarët serbë ngase ishte takuar shpeshë herë me ta në kullën e Popit, i lutë që  nga ata 12 veta t‘ia lirojnë një, sepse ishte babai i tij, kështu që xhandarët nuk pranojnë në as një mënyrë, lirimin e Rrustë Rugovës dhe, gjendja eskalon ku me këtë rast xhandarët serb vrasin aty per aty babë e birë, Rrustë e Ukë Rugovën.

Pas LDK-së u formuan një numër i konsiderueshëm i partive por te gjitha me orientim për federatën apo konfederatën jugosllave, ku do veçoj edhe partinë UJDI-të pionirit serbo- jugosllav Veton Surroi.

Tani u krijua një ambient shumë më i përshtatshëm per luftën e mëtejme të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptar, por fatkeqsisht ishin të shkapërderdhur e të përçarë.

Duke u nisur nga parimi se populli eshtë gjykatësi më i mirë, në këto kushte e rrethana Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës me adresë, dega jashtë vendit e pushoi dhe ndërpreu aktivitetin, ngase shokët e tyre shumica që ishin liruar nga burgjet ishin pozicionue në LDK-në, ku në Këshillin e Përgjithshëm ishin gjithsej 44 anëtarë të burgosur, si dhe kishte numrin më të madh të ilegales në Atdhe pas vetit. LPRK-ë – fraksion i LPRK-së ose Lëvizja pa adresë në këto kohë ishte thuaja pa ndikim fare kur kihet parasyshë edhe ndarja në vete e fraksionit të LKÇK-së që ishte shum e organizuar në Atdhe.

LPRK pa adresë ra në pozitat e utoparlandit të alternativës kosovare, për këtë dëshmi vlenë të shikohen e studiohen gazeta,  Zeri i Kosovës i asaj kohe.

Pasi që dolën nga burgu dhe emigruan në mërgim grupi i të burgosurve i Dukagjinit i kryesuar nga Ismail Haradinaj dhe Jashar Salihu dhe bashkangjitja e tyre në LPRK – në fraksioniste, kjo organizatë filloj të këndellet dhe ta marri vetën. Në anën tjetër atdhetarët nacionalist që ishin të bindur në proverbin popullore; “Çka ka thenë Zojë Mërturja ,këto punë i ndanë koburja“ në Atdhe, se zgjidhja dhe ndarja me Serbinë eshte vetëm gryka e pushkës ,filluan të mobilizohen dhe të lidhin besën si vëllai me vëlla, edhe pse ishin shumë të pakët tërmetin që do ta shkaktonin më vonë këta dragoj do ta ndëgjoj tërë bota.

LDK-ë ,e cila u themelua me 23 dhjetor, nga ai kalibër i themeluesve pa përjashtim dhe, që ishin rritë dhe edukuar në frymën e LKJ-së, pavarësisht dhunës dhe terrorit që ushtronte junta ushtarake e Millosheviqit, prap se prap kishin vullnet që me Sllobodanin të bëjnë bisedime e marrëveshje, si ato;2+2 apo 3+3 e besa të formojnë edhe organe udhëheqëse që do t‘ i njohu  Serbia, me Ibrahim Rugovën president e Mehmet Hajrizin kryeministër, por falë qëndresës dhe kundërshtimit të rreptë e të vendosur të Fehmi Aganit ra në gropë kjo teori.

Ndërsa si fasadë për ti penguar dhe dezorientuar forcat çlirimtare LDK -formoj ministrinë e mbrojtjes me ministër Anton Kolën e me vonë me Hajzer Hajzeraj, ndersa ne mergim formoi degë e nëndege gjithandej diasporës, ku ju përgjigjën një numër dhjet fish më i madh se numëri në të gjitha grupacionet e mëparshme revolucionare, në LDK-u kyçën edhe aktivist të hershëm të cilët për arsye të ndryshme karierizmi kishin pushue aktivitetin, përshembull në Zvicër u zgjodh kryetarë i LDK-së, kryetari i LPRK-së në Kosovë i zgjedhur në mbledhjen e tretë të LPRK-së që konsiderohej si antar i OMLK-së, Gani Syla nga Kizhnareka, e më vonë Hysen Gervalla. U hapën fonde dhe u emërua

kryeministër Bujar Bukoshi  Në këte valle u hodh edhe intriganti me më shumë se pesë fytyra biri i nënës Naile, Durim Fshatiiri, duke vjellë vrerë kundër një etape të kaluar edhe pse ishte i vetmi ndër të vetmit tarzan që ia kishte hedhur sigurimit të shtetit shqiptar, i cili me ndihmën e Ibush Kllokoqit kishte kaluar kufirin në Shqipëri dhe me ndihmën e qeverisë së Enver Hoxhës kishte  kaluar në Turqi, por me gjepat e mbushur plot, ku përmes këtij matrapazi qeveria shqiptare kishte akorduar një ndihmë simbolike prej 1 milion US dollar për t‘i ndihmuar grupet ilegale në aktivitetin e tyre çlirimtar.

Ne ate kohë kursi ishte 1:4 në favor te DM gjermane. Pra i mori 4 milion DM. dhe i ruajti si sytë e ballit për të blerë sot pushimoren nëna Naile siç i ka vue emrin e nënës së tij.

Më e organizuar në mërgim falë grupit të burgosurve politik nga Dukagjini që ju bashkuan  ishte LPRK-fraksion i LPRK-së që tani si rival politik kishte LDK-në dhe qeverinë e Bukoshit, në mërgim filluan të mbledhin para permes 3% -it, në fond të qeverisë Bukoshi por ishte hapur edhe fondi vendlindja thërret.

Ndërsa në Kosovë bijtë e vendosur të asaj toke që ua kishte dhuruar Zoti si profet të asaj toke vazhdonin të vendosur që të formojnë krahun e armatosur për t‘i dalë në mbrojtje popullit duarthatë dhe të pambrojtur, kështu që në një natë dimri ne fund të vitit 1990 , ku në çdo kohë të historisë baruti dhe eshka kanë qenë të thatë dhe të gaçme për t’ ia kthye fytyrës pushtuesit gjakatarë në Drenicën e stuhive e qëndresës ndër shekujt dëshmitar, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehës e në Kullën e Tij, Shaban Murat Jashari duke bërë llafe me bijtë e Tij Rifatin, Hamzën dhe Ademin vendosë që popullit tonë t‘ ia heqin lakun nga fyti që e kishte rrethuar afer 1 shekulli Mali i Zi së bashku me Sërbinë, dhe ta themelojnë krahun e armatosur, për t‘i bërë ballë dhe për t‘u çliruar njëhere e përgjithmonë nga robëria shekullore.

U vendos që betimi para varrit të Tahir e Nebih Mehës ta çojnë në vend. Vendosën dhe morën  vendim që tu bëjnë thirrje dhe, t‘i bashkojnë armët së bashku me ata që e duan këtë rrugë plot rreziqe por edhe plot lavdi, duke konsideruar se është koha dhe momenti i fundit ose të ngelim shqiptarë të lirë në trojet tona ose, edhe kjo pjesë e shqiptarisë të sllavizohet e asimilohet në tersi.  Serioziteti,  ndershmëria, vendosmëria dhe autoriteti i kullës së Shaban Muratit dhe i i bijve të Tij në Prekaz,  ishte me ndikim të madh në pjesën e tërë vendit të ato familje e ata burra në Atdheun tonë që kishin mendim të njëjtë me burrat e Prekazit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …