Prokuroria e Hagës përdor fotografinë e Thaçit me Haxhi Shalën për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit

Prokuroria e Hagës ka përdorur një fotografi të publikuar nga djali i Haxhi Shalës, ku shfaqen ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Haxhi Shala duke qëndruar bashkë gjatë një lidhjeje video në Qendrën e Paraburgimit, për të justifikuar kërkesën e saj për vazhdimin e paraburgimit të Thaçit. Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, ky lloj komunikimi është i ndaluar, dhe Prokuroria argumenton se kjo situatë përbën një rrezik të mundshëm për procedurat e hetimit. Në dokumentin e Prokurorisë, theksohet se pjesëmarrja e Thaçit në video-telefonatën e një të burgosuri tjetër, bie ndesh me kushtet e vendosura ndaj tij dhe mund të lejojë kontaktet indirekte me dëshmitarët ose shpërndarjen e informacionit konfidencial.  Prokuroria ka përdorur arsyet e tjera për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit, duke përfshirë mundësinë që Thaçi të ndikojë në dëshmitarët dhe provat. Ata kanë theksuar se procedurat po shkojnë përpara shpejt dhe se, në rastin e një dënimi, Thaçi mund të përballet me dënime të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …