leoni

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetime lidhur me tenderët sekretë dhe ata njëburimor, gjatë mandatit të Qeverisë-Kurti

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar  hetimet lidhur me  tenderët sekretë, dhe ata njëburimor  gjatë mandatit të Qeverisë-Kurti. Burime të informatave brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se hetimet janë iniciuar posaçërisht dhe përfshijnë të gjithë tenderët njëburimorë të dhënë nga institucionet qeveritare, komunale dhe ndërmarrjet publike. Këto hetime kanë për qëllim të zbulojnë nëse ka pasur shkelje ligjore në mënyrën e dhënies së këtyre kontratave. Rasti është voluminoz dhe aktualisht është në fazën e analizimit. Dosjet e kontratave të negociuara po analizohen për të verifikuar nëse këto tenderë janë dhënë në përputhje me ligjin, i cili lejon tenderët njëburimorë vetëm në raste emergjente kur shpallja publike nuk është e mundur. Në vitin 2023, tenderët njëburimorë në Kosovë arritën vlerën mbi 117 milionë eurove, me Korporatën Energjetike të Kosovës që udhëhoqi me mbi 69 milionë euro. Ministria e Punëve të Brendshme dha 15 milionë euro kontrata të tilla. Komuna e Prishtinës me 4.25 milionë euro. Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë gjithashtu dhanë tenderë njëburimorë në vlera të konsiderueshme. Hetimet pritet të jenë të gjata dhe të ndërlikuara, duke pasur parasysh volumin e kontratave të analizuara dhe natyrën e tyre sensitive.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …