Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit, do të ishte shpërlarje e kryeministrit Albin Kurti nga dështimet e tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit, do të ishte shpërlarje”e kryeministrit Albin Kurti nga dështimet e tij. Sipas tij, Kurti po dëshiron që dështimet e tij, t’ia faturojë opozitës. Shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë që Kuvendi të merr përgjegjësi që nuk i takon. Ne jemi në vit zgjedhor. Si u bë kryeministri kaq i mirë me opozitën, kur nuk la asnjë metodë për të goditur opozitën? A është se me të vërtetë do që opozita të fitojë diçka. Z. Kurti e di që ka dështuar, dhe dështimin e tij do t’ia faturojë Kuvendit të Kosovës duke u viktimizuar, dhe opozitës duke ia vendosur gishtin për dështimet e tij. Kemi menduar shumë herët që shkarkimi, mocioni i mosbesimit është rruga”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …