Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka caktuar një prokuror i cili do të merret me veteranët e rrejshëm

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime. Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128. Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër. Numri i veteranëve të luftës në Kosovë, të cilët dyshohet se kanë përfituar statusin e veteranit në mënyrë të kundërligjshme, është bërë temë debati për një kohë të gjatë. Sipas disa hetimeve të bëra në rastin që ndërlidhet me dyshimet për manipulimet me lista të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është thënë se ka dyshime që rreth 19 mijë persona kanë fituar kundërligjshëm statusin e veteranit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …