Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Prokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberly West, gjatë vizitës në Kosovë do të mbajë një numër takimesh zyrtare

Prokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberly West,  gjatë vizitës në  Kosovë, do të ketë një numër takimesh. Zyra e Prokurorit nuk ka dhënë detaje për takimet e ish-prokurores federale amerikane me përvojë të gjerë në hetimet penale vendase dhe ndërkombëtare, e cila në qershor 2023 u zgjodh prokurore speciale pas një procesi të organizuar nga BE-ja. Vizita e saj në Kosovë vjen pasi gjykata në Hagë,  më 6 dhjetor konfirmoi  aktakuzën e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut, për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …