Boris Johnson

Propozimi i kryeministrit britanik Boris Johnson që vendi të shkojë në zgjedhje të reja nuk përkrahet nga deputetët

Kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë një tjetër goditje nga parlamenti i vendit të tij. Propozimi i tij për zgjedhje të reja të cilat u votuan pas mesnatës nuk u mbështet nga shumica e deputetëve. Boris Johnson mori 293 vota pro si dhe 46 kundër dukë bërë që mundur qe Johnson të mos kishte shumicën me vete. Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Brexit ka futur në një krizë politike Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson tha përsëri para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje. Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së kanë theksuar se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …