PS ka propozuar ndryshim në ligjin e Gardës së Republikës, duke iu hequr të drejtën e mbrojtjes zyrtarëve, pasi ta mbarojnë mandatin

PS ka propozuar ndryshim në ligjin e Gardës së Republikës, duke iu hequr të drejtën e mbrojtjes zyrtarëve, pasi ta mbarojnë mandatin

Partia Socialiste në Shqipëri  ka propozuar një tjetër ndryshim në ligjin e Gardës së Republikës, duke iu hequr të drejtën e mbrojtjes nga Garda të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, kur këta të fundit mbarojnë mandatin apo humbin funksionon. Propozimi i amendamentit ligjore është bërë nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe parashikon një nen të posaçëm që i heq të drejtën e mbrojtjes për personalitetet kur këta të fundit lënë detyrën. E drejta për të patur mbrojtje nga Garda do t’u njihet vetëm Presidentit, Kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit.  Ndërsa për zyrtarë e tjerë nëse këta të fundit mbarojnë mandatin, do t’u jepet mbrojtja nga garda qoftë fizike, qoftë e banesës vetëm në rastet kur u rrezikohet jeta. Sipas relacionit të projektligjit, theksohet se kjo nismë ka si synim të reduktojë kostot financiare të Gardës së Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …