Brickos

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Ministri, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi mund të dënohen me burg

Ministri, Xhelal Sveçla dhe deputetët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, mund të dënohen me burg, për veprat penale, Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Në këtë rast, ministri Sveçla dhe tre deputetët  akuzohen se më 21 mars  të  viti 2018, në sallën e Kuvendit të Kosovë, gjatë seancës kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit.  Parashkrimi, është paraparë si institut të veçantë, duke përcaktuar afate kohore për ndjekje dhe gjykimin e personit të akuzuar. Vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, me të cilën ngarkohen Sveçla dhe tre tjerët, parasheh dënim me burg  prej 3 muaj deri 3 vjet.  Andaj, sipas KPRK-së, del se vepra penale në fjalë parashkruhet më 21 mars të këtij viti, pasi arrihet dyfishi i periudhës së dënimit të paraparë me këtë vepër, nga koha e kryerjes së veprës penale, duke bërë kështu që të akuzuarit të mbeten pa u gjykuar për këtë vepër penale. Aktualisht, në këtë rast ende nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi fillestar. Seanca e 6 shkurtit kishte dështuar për shkak të mungesës së deputetes, Drita Millaku. Në seancën vijuese do të mungojë një i akuzuar tjetër e kështu me radhë derisa të vjetrohet lënda.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …