Pulla postare “Flora shëruese dhe aromatike”

Pulla postare “Flora shëruese dhe aromatike”

Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Flora shëruese dhe aromatike”. Përmes 4 pullave postare prezantohen disa lloje të florës aromatike dhe shëruese më të përhapura në Republikën e Kosovës.

Kamomili (Matricaria chamomilla) – Kamomili është një bimë barishtore njëvjeçare, e cila rritet në livadhe dhe fusha të hapura. Arrin një lartësi prej 25 deri në 30 cm dhe dallohet për lulet e saj të bardha me aromë karakteristike. Kjo bimë ka qenë e njohur për veti shëruese që nga kohët e lashta dhe është quajtur madje edhe “bimë e shenjtë”.

Kantarioni (Hypericum perforatum) – Kantarioni është një bimë barishtore shumëvjeçare, që mund të arrijë lartësinë nga 30 deri në 100 cm. Dallohet për degëzimin në majë dhe lulet e tij të verdha apo të kuqe. Në Kosovë rritet në zona të papunuara, livadhe, kullota dhe pyje.

Lavanda (Lavandula angustifolia) – Lavanda është një bimë shumëvjeçare që mund të jetojë deri në 20 vjet. Ajo është një shkurre aromatike, me një lartësi mesatare prej 60 cm. Lulëzon nga qershori deri në gusht dhe është e njohur për aromën e saj të fortë dhe qetësuese. Rritet kryesisht në zona me klimë të butë mesdhetare, në kodra dhe male me diell.

Dëllinja e Zezë (Juniperus communis) – Dëllinja e zezë në Kosovë është e përhapur kryesisht në Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Është një shkurre me rritje të ngadaltë, e cila mund të arrijë lartësinë nga 2 deri në 5 metra. Frutat e dëllinjës kanë veti shëruese dhe fillimisht janë me ngjyrë të gjelbër, ndërsa pas 18 muajsh piqen dhe marrin një ngjyrë të zezë-vjollcë, të mbuluar me një shtresë dyllore blu.

Nga sot ky emision i pullave postare do të jetë në dispozicion të qytetarëve në të gjitha zyrat postare deri në konsum të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …