Pyper: Besimi në Qeveri

Sipas një hulumtimi të realizuar në muajin shkurt nga Valicon dhe Pyper, rajoni i Ballkanit po përjeton një periudhë të vështirë ku pjesëmarrësit kanë shprehur (pa)kënaqësi me situatën financiare dhe besimin në qeveritë e tyre. Studimi në fjalë është realizuar në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Gjetjet kryesore për Kosovë:

  • Kosovarët kanë më së shumti besim në qeverinë e tyre në krahasim me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën
  • Indeksi i Normalitetit në Kosovë ka dalë të jetë më i ulëti që tregon se kosovarët e perceptojnë situatën aktuale si të pashpresë, kaotike dhe të pakëndshme.
  • Prej të 5 shteteve, Kosova është shteti i dytë me nivelin më të ulët të indeksit sa i përket statusit financiar. Kjo tregon se Kosova po përjeton më pak përmirësim financiar sesa vendet e tjera. Të anketuarit po blejnë më pak se gjashtë muaj më parë.
  • Inflacioni ka pasur ndikim të madh në Kosovë, ku 73% e të anketuarve e kanë përmendur atë si shqetësimin kryesor. Mundësia për një krizë ekonomike dhe ngjarjet aktuale politike në vend ishin gjithashtu shqetësime kryesore në Kosovë.

Indeksi i Normalitetit, që mat situatën aktuale (me 100 që tregon normalitet absolut), varion nga -44 në Kosovë deri në 1 në Kroaci. Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia e Sllovenia kishin pikë negative, tregues se respondentët në ato vende po përjetojnë një nivel pesimizmi dhe kaosi në jetën e tyre.

Indeksi i statusit financiar (me 100 që tregon përmirësim absolut) tregoi një trend të ngjashëm. Serbia kishte nivelin më të ulët të indeksit me -47, ndjekur nga Kosova me -34 dhe Bosnja dhe Hercegovina me -32.

Niveli i konsumit ka shënuar po ashtu zvogëlim në të pesë shtetet, ku Serbia kishte nivelin më të ulët me -66 dhe Kosova me -64. Përgjigja më e zakonshme ndaj këtyre ndryshimeve ishte se respondentët po blenin më pak produkte se sa gjashtë muaj më parë.

Hulumtimi gjithashtu mati besimin e qytetarëve në qeveritë e tyre për të marrë vendime, për t’u përgjigjur ndaj krizave dhe për ta drejtuar vendin. Kosova shënoj nivelin më të lartë të besimit në qeveri me një indeks prej 14, që tregon se qytetarët kanë më shumë besim se mosbesim në qeverinë e tyre. Për dallim, Kroacia (-61) dhe Bosnja dhe Hercegovina (-58) kishin pikët më të ulëta të indeksit, që tregon se njerëzit në ato vende kanë më shumë mosbesim se besim në qeveritë e tyre.

Si përfundim, hulumtimi shfaqi një situatë sfiduese për njerëzit në rajonin e Ballkanit, me qytetarë që u shprehën jo të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe me mosbesim në qeverinë e tyre. Ndikimi i inflacionit dhe ngjarjeve të tjera veçse e kanë vështirësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve. Rezultatet e anketimit sugjerojnë se rajoni i Ballkanit ka nevojë për mbështetje të rëndësishme për të adresuar sfidat që përballen njerëzit e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …