BE

Qëndrimi antifetar dhe antinjerëzor i një segmenti të qarqeve më me ndikim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se kritikat e Holandës ndaj vendit të tij, për një ligj të ri rreth të drejtave të komunitetit LGBT rrjedhin nga një supremaci morale e rrënjosur në të kaluarën kolonialiste. Liderët e BE-së, sidomos ata nga Holanda, vend nga ku burojnë perversitetet, javën e kaluar e sfiduan kryeministrin hungarez rreth një ligji të ri, i cili ua ndalon shkollave në Hungari që të përdorin materiale që cilësohen si promovim i homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinisë. Disa kryeministra të  vendeve të BE-së patën kritika të ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj Hungarisë për ligjin e ri rreth LGBT-së. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte më i rrepti, duke i thënë homologut hungarez që t’i respektojë të drejtat e komunitetit LGBT ose të largohet nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri hungarez, i cili përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm, është bërë gjithnjë e më radikal rreth politikave sociale në atë që e cilëson si luftë për t’i ruajtur vlerat tradicionale të krishtera të Hungarisë nga liberalizmi perëndimor, shkruan Reuters. Bashkimi Evropian po i bën presion Hungarisë që ta shfuqizojë ligjin e ri. 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar një letër për ta riafirmuar zotimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve.

Nga ky shembull shihet më së miri se shumica e vendeve që përfaqësohen në BE janë përcaktuar të ndërtojnë një shoqëri të “qytetëruar” që bie ndesh me traditën kombëtare e fetare të popujve dhe që është në kundërshtim të plotë me vlerat fetare, në këtë rast me vlerat e krishtera tradicionale. Ndikimin më të madh në këtë drejtim e ushtron Holanda, një vend i njohur qysh moti për promovimin e marrëzive të formave  më të ulëta dhe antiqytetëruese, sikur është lejimi dhe stimulimi në çdo rast e në çdo vend i LGBT-së. Çuditërisht këto “vlera” të reja të moralit të ri evropian, po zgjerohen me arbitrarizëm në çdo vend anëtar, ndërsa kujdesi ndaj këtyre degjenerikëve të racës njerëzore, është kërkesa ndër të parat, për vendet që duan t’ i bashkohen këtij unioni globalist i njohur në radhë të parë për marrjen në mbrojtje të marrëzisë njerëzore, trajtimin me ligje afirmative për qentë  dhe llojet e shtazëve të egra e të buta e të tjera.

Ky qëndrim anti moral, anti fetar, anti krishterë, anti islam, anti hebre, ka trimëruar këtë racë degjenerikësh kudo në vendet e Kontinentit plak dhe viteve të fundit ka prekur edhe Kosovën.

Kësaj radhe këta degjenerikë të çoroditur përdhosën edhe flamurin kombëtar, të cilin shteti ynë do të duhej ta mbronte për të treguar se është shtet. Degjenerikët e trimëruar sidomos gjatë disa  viteve të fundit nga qarqe të brendshme dhe të jashtme amorale po bëjnë përpjekje ta përdhosin jetën tradicionale kombëtare. Ditë më parë, krejt kjo  u manifestua me një skizofreni, arrogancë e banditizëm të pashoq. Dhe për të qenë e keqja edhe më e zezë, asnjë nga institucionet, madje as nga bashkësitë fetare nuk pati guxim të reagojë kundër kësaj shprehjeje bandisteske, arrogante, amorale, antishqiptare, në esencë antiqytetëruese dhe antinjerëzore.

Një gjë është shumë paradoksale, tash për tash e pakuptueshme  sa duhet me këtë, ta quajmë komunitet, i cili gjen guxim për të goditur gjërat më të shtrenjta të kombit, sikur ishte përdhosja e flamurit kombëtar, për mbrojtjen e të cilit është derdhur rrëke gjaku i atdhetarëve nëpër shekuj. Kush qëndron prapa këtij virusi që ia kalon edhe koronës? Kush e financon këtë faqe të zezë jo vetëm të kombit tonë, por edhe më gjerë, kush po bën aq shumë përpjekje për të shembur vlerat morale, në radhë të parë vlerat njerëzore.

Edhe në të kaluarën ka pasur devijantë të tillë amoralë. Në një pjesë të traditës tonë gjatë kohës së sundimeve të huaja, janë shfaqur dukuri të tilla, të ashikisë, madje duke lënë gjurmë edhe në folklorin shqiptar, por krejt kjo bëhej nga qarqet qeveritare sunduese, me qëllim për ta përçarë dhe për ta degdisur popullin, për ta përçarë e për ta sunduar më lehtë. Pikërisht kjo metodë po përdorët edhe sot nga mujsharët anti moralë të Evropës.

Historia shqiptare ka një hero të përmasave botërore, një emër të përveçëm të ruajtjes së moralit fetar dhe njerëzor

 

Historia shqiptare ka një hero të përmasave botërore, një emër të përveçëm të ruajtjes së moralit fetar dhe njerëzor. Halil Arnauti, i njohur në historinë turke e botërore, si Halil Patrona,  kryengritësi më i madh gjatë tërë kohës së Perandorisë 700-vjeçare Osmane, kishte mobilizuar jeniçerët shqiptarë e të tjerë dhe  më 28 shtator të vitit 1730 kishte  paraqitur dy kërkesa ultimative: heqjen e malikaneve, (tatimeve të përjetshme për shtresat e gjerë të popullit, pa dallime fetare) dhe rrënimin e 130 shtëpive publike, të cilat me vendim të Sulltan Ahmedit të Tretë i kishin ndërtuar arkitektët e inxhinierët  francezë në lagjet e Stambollit, ku dëfreheshin agallarët, bejlerët, ajanët dhe  shtresat e të pasurve.

Meqë Sulltani kishte shpërfillur kërkesat, formacioni i Pestë i Jeniçerëve, më i madhi numerikisht në atë kohë, në krye me Halil Arnautin,  kishte bllokuar Pallatin Perandorak edhe me ndihëm  e turmave të varfra të kryeqytetit kishte shpallur ultimatumin vijues,  me kërkesë për heqjen e kokave të katër krerëve më të lartë të shtetit: Vezirit të madh, kryeprokurorit, admiralit të Florës, Kapudan pashait dhe Shejlul-islamit, organit më të lartë islam të Perandorisë duke i akuzuar për abuzime sociale e morale.

Kryengritësit, në krye me Halil Patronën, Musli Beshin e shumë të tjerë, kishin arritur të tu merrnin  kokat katër krerëve më të lartë të Shtetit, kishin rrëzuar nga froni Sulltan Ahmedin e Tretë, kishin vendosur në krye të Perandorisë Sulltan Mahmudin, kishin marrë premtim me një urdhër perandorak për heqjen e përjetshme të malikaneve dhe shembjen e rrënimin e 130 shtëpive publike në Stamboll.

Tre muaj më vonë, Sulltan Mahmudi edhe pse personalisht i kishte premtuar Halil Patronës se do t’ i përfillte kërkesat e tij dhe të jeniçerëve dhe në asnjë mënyrë nuk do të hakmerrej , madje i kishte premtuar se do ta avansonte në kreun e luftës, por duke qenë nën presionin e zyrtarëve më të lartë të Shtetit, kishte lejuar që pabesisht të vritej, Halil Arnauti dhe 24 jeniçerët e tij, më trimat e më të zgjedhurit. Vetëm gjatë një dite ishin mbytur mizorisht në Stamboll 7 mijë jeniçerë, shumica syresh me origjinë shqiptare.

Halil Arnautin historianët shqiptarë e kanë abortuar nga tekstet e historisë, sikur po përpiqen ta abortojnë edhe regjimin socialist të Enver Hoxhës, i cili kishte ndaluar dhe kishte çrrënjosur  të gjitha perversitetet, amoralitetet dhe sojin e degjenerikëve.

Po të kishte ndodhur rastësisht që ndonjë antishqiptar  pro serb apo ndonjë serb i Kosovës ta kishte përdhosur flamurin kombëtar shqiptar, publikisht në qendër të kryeqytetit,  me siguri se organet e rendit do të kishin reaguar dhe i tilli  do të ishte dënuar. Por kur këtë përdhosje e bën një lezbike apo pederast  shqipfolës, Ministria e z. Sveçla,  bashkë me të shti veshët në lesh dhe  bëhet silur nuk ka dëgjuar,  as ka parë se në qendër të Prishtinës është fyer, përbuzur e përdhosur Flamuri Kombëtar i shqiptarëve duke e shëmtuar  me ngjyrat e komunitetit LGBT.

Nëse Qeveria nuk reagon në veprime të tilla antikombëtare, atëherë del se një segment brenda saj në njëfarë mënyre edhe identifikohet me këtë të keqe kanceroze të shoqërisë. Është për çdo lëvdatë që krerët e shtetit nuk morën pjesë në paradën e marrëzisë, edhe pse nuk ka munguar presioni i BE-së dhe i ambasadorëve dhe një ditë ata dashur pa dashur do të detyrohen të paktën të defilojnë gjatë paradës së marrëzisë e turpit njerëzor.

Ahmet Qeriqi

Krojmir

  1. 7. 2021

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …