Qendron Kastrati

Qëndron Isa Kastrati: 10 shkolla në Dardanë me rrethinë janë mbyllur nga viti 2009, në mungesë të nxënësve

Kryetari aktual i Dardanës, Qëndron Kastrati, iu ka përgjigjur kryekuvendarit,   Glauk Konjufca,  i cili e akuzoi për mbyllje të shkollave, edhe pse ai dhe të gjithë e dinë se ato shkolla dhe jo vetëm ato  por qindra të tjera  në Kosovë janë mbyllur në mungesë nxënësve.   “Për mua kjo e dëshmon që Glauku në veçanti por edhe Vetëvendosja është tërhequr prej emancipimit dhe ndryshimeve shoqërore që janë të domosdoshme. Këto kanë qenë një prej arsyeve më të forta pse kam qëndruar dhe pse jam angazhuar. Ta keni parasysh se kur kam shkuar unë në Vetëvendosja s’kanë qenë as 20  aktivistë.

Njëra  prej arsyeve që jam angazhuar dhe kam qëndruar aty aktivisht ka qenë,  që e kemi thënë të vërtetën pa marrë parasysh qysh pritet prej masës. Kemi dashur të bëjmë emancipim shoqëror pa marrë parasysh koston politike duke mos kalkuluar në vota”, tha ai.

“Sot Glauku del me një qasje të tillë se Kamenica paska nevojë me hapë shkolla e jo me i mbyll. Unë veç po du me ia rikujtu Glaukut që nga 2009 deri më 2019,  10 shkolla janë mbyll vetvetiu pa asnjë nxënës, ashtu  kanë mbet”, theksoi Kastrati. Gjithashtu po dua me ja rikujtuar se 16 shkolla të cilat e kanë riorganizimin e shkollave, në të gjitha vendet pothuajse unë kam dal fitues.

Ka qenë një qasje e tillë në këto pesë fshatrat më të mëdhenj që mos me i lejuar që ata mos me respektuar. Për mua është dëshpëruese në raport me këtë që e ka thënë Glauku dhe koha ka me dështuar që kjo ka qenë e drejtë, koha ka me dëshmuar që kjo ka qenë e domosdoshme”, tha Kastrati në një emisionin televiziv.

Ish kryetari i Dardanës, Qëndron Isa Kastrati  ka deklaruar se  njëra prej arsyeve që ai e humbi garën për kryetar  është reforma në arsim. Ndërkohë,  ai ka treguar se ishin aleatët e Vetëvendosjes në Kamenicë, që i shkaktuan atij humbjen e pushtetit në këtë komunë. “Kanë qenë bashkë së pari ish-kryetari i Komunës, Begzad Sinani, Aleanca Kosova e Re, ish-kryetari Shaip Surdulli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në  dy ditët e fundit iu ka bashkuar atyre, të cilët edhe kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe”, tha Kastrati. Ne nuk e kemi pasur mundësinë t’ i premtojmë dikujt punë në qeveri ose në qendër, por edhe nuk e kishim bërë një gjë të tillë. Nuk mund t’ i kishim premtuar dikujt punë që është nën hetime, kuptohet  për shkak të së kaluarës së tij në pozita ministrore”, tha Kastrati. “Disave prej tyre u është premtuar pozita në qendër në Prishtinë, qoftë në qeveri, qoftë në  universitete apo ndërmarrje publike.  Ndërsa me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë pesë drejtori, 50 për qind të drejtorëve të shkollave edhe 50 për qind të zënëve me punë  në administratë”, ka saktësuar Qëndron Kastrati, djali i heroit të kombit, Isa Kastrati

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi:Nje shtatore që lë hapësirë për ta kritikuar

Dje u zbulua shtatorja e Skënderbeut ne Gjakove. Gjest per tu lavderuar me prezencen e …