Qeveria e Kosovës dhe SBASHK-u kanë rënë dakord për kontratën kolektive, marrëveshja pritet të nënshkruhet sot

Qeveria dhe SBASHK-u kanë rënë dakord për kontratën kolektive, marrëveshja pritet të nënshkruhet sot

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet sot gjatë ditës. Hoti në një konferencë për media tha se janë dakroduar për të gjitha çështjet. “I kemi dakorudar të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore”, tha Hoti. Kryeministri në detyrë tha se janë saktësuar çështjet lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, të drejtat e mësimdhënësve, koha e punës, etj. Ai bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023 dhe kjo sipas tij do të lidhet me performancën në arsim. Hoti tha se janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …