Nga mbledhja në mbledhje të Qeverisë vazhdon të shtyhet propozim-vendimi për projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës ndanë 6 milionë euro për kompleksin memorial ”Adem Jashari” në Prekaz

Pas alarmit të ngritur në opinionin publik se Kulla e Jasharëve në Prekaz rrezikon që të shembet Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për rinovimin e saj. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se për kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë 6 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm, raporton “Zëri”. Por nuk është vetëm ky kompleks që rrezikon të shembet. Sipas fondacionit kosovar “Trashëgimia kulturore pa kufij”, në Kosovë janë plot 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë. Jusuf Thaçi, iniciues i peticionit për investime në kompleksin memorial “Adem Jashari”,  thotë se Qeveria e Kosovës së shpejti pritet t’i ndërmarrë masat e nevojshme për shpëtimin e Kullës. Në anën tjetër, edhe Ministria e Financave premton t’i mbështesë financiarisht shpenzimet për komplekset memoriale në përgjithësi në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …