Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të mbahet sot në orën 11:00. Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja, kanë konfirmuar se deputetët e tyre do ta votojnë këtë marrëveshje. Edhe grupi parlamentar i LDK-së ka dalë me qëndrim pozitiv, duke konfirmuar votën për këtë marrëveshje. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se deputetët e saj do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …