Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës pajtohet pa kushte për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë

Qeveria e Kosovës edhe formalisht ka pranuar vazhdimin e mandatit misionit të EULEX-it, në Kosovë edhe për dy vjet të tjera me mundësi vazhdimi të pakufishëm krejt derisa të arrijë qëllimet e veta Beogradi dhe Brukseli.  Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka arsyetuar këtë vazhdim, duke thënë se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk i ka përfunduar. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës aprovimin e vendimit për vazhdimin e mandatit vetëm sa për sy e faqe, meqë krerët e këtij misionin kishin  caktuar vetë mandatin për dy vjet të tjera të qëndrimit, me mundësi të vazhdimit. Pavarësisht krijimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, EULEX-i mbetet në Kosovë si “filiale” e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dhe e Prokurorisë së saj, me qëllim  diskreditimin e luftës sonë çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …