Qeveria e Shqipërisë dhe e Malit të Zi sot do të zhvillojnë mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare

Qeveria e Shqipërisë dhe e Malit të Zi sot do të zhvillojnë mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare. Mbledhja këtë herë do të zhvillohet në Podgoricë, derisa e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018. Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë pritet të zgjasë më shumë se dy orë dhe do të fokusohet te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet. Në fund do të nënshkruhet deklarata e përbashkët, dhe ajo e marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna. Prezantimi i urës së ardhshme mbi lumin Buna, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, 8 qershor 2022. Ky projekt është prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një takimi të mbajtur në Ohër në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, në qershor të vitit të kaluar. Kjo urë do të lidhë 34 kilometra të plazhit me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm një kilometër, pati thënë Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …