Ragip Xhaka, vizitoi OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate

Ragip Xhaka, vizitoi OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate

Kandidati me numër 34 nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, vizitoi  OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate. Gjatë takimit, Xhaka dëgjoi nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen këto gra, duke i siguruar se zëri i tyre do të jetë i pranishëm në Kuvend. “Unë dhe mikesha ime Floreta i siguruam këto nëna dhe gra se zëri i tyre do të dëgjohet,” theksoi Xhaka. Në fund të takimit, Xhaka i dhuroi organizatës një fanellë të futbollistit të njohur Granit Xhaka, një gjest simbolik që u prit me mirënjohje nga të pranishmet.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …