Rama: Do të bëjmë reformën e ndarjes të partive nga shteti

Rama: I dhamë mundësi PD-së të ktheheshin në rrugën e arsyes

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të shtunën një takim me banorë të njësisë 3 dhe 4 në Tiranë, ku kërkoi mbështetjen për Partinë Socialiste në 25 qershor për vazhdimin e ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi themelet e reformave të kryera në katër vite. Rama duke komentuar marrëveshjen me Partinë Demokratike, tha se interesat politike janë shumë të rëndësishme për PS-në, por theksoi ai, më i rëndësishmi është interesi i Shqipërisë. “Ne bëmë një marrëveshje dhe i dhamë mundësi PD-së të ktheheshin në rrugën e arsyes, të kishin të gjithë sytë e nevojshëm brenda qeverisë, për të parë se ne nuk i vjedhim zgjedhjet. Ne nuk e bëmë për PD-në, por sepse nuk donim që një pjesë e shqiptarëve, një pjesë e njerëzve të një gjaku e një gjuhe të ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Begaj: Të drejtat e njeriut janë ideal i përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar lart dokumentin e të drejtave të njeriut dhe …