Rama: Në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Rama: Në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një postimi bëri të ditur se në muajin prill do të shfaqen të rilindura thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, pas ndërhyrjes restauruese që janë bërë. “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur”, shkruan kryeministri. Ky restaurim shembullor, vijon ai, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth kësaj zone. Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse, ka theksuar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …